Flash

Kotzias: Bllokimi i negociatave me Tiranën për shkak të presidentit Meta

Lapsi.al 20 September 2018
Kotzias: Bllokimi i negociatave me Tiranën për shkak të

Ministri i jashtëm grek, Nikos Kotzias, ka deklaruar se negociatat Athinë – Tiranë janë bllokuar për shkak të rezervave të presidentit shqiptar dhe mungesës së kuorumit të gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë.

Kotzias i bëri këto deklarata pas takimit me homologun gjerman, Heiko Maas, të cilin siç tha, e informoi për marrëveshjen e Prespës (për emrin e Maqedonisë) dhe ecurinë e negociatave me Shqipërinë.

“Ne i bëmë negociatat me Shqipërinë. Dhe siç e dini, tani janë bllokuar jo nga ne, as nga ministria e Jashtme atje, por në problemet administrative që kanë, në mospajtimin e presidentit të vendit fqinj me qeverinë. Dhe në faktin se Gjykata Kushtetuese në këto momente nuk ka kuorumin e plotë për të funksionuar plotësisht”, tha Kotzias në një prononcim të shkurtër për shtyp.

Kotzias shprehu edhe njëherë përkushtimin e qeverisë aktuale greke ndaj marrëveshjes Athinë – Shkup.

“Ne e mbështetëm dhe e mbështesim marrëveshjen e Prespës. Konsiderojmë – dhe nuk do të lodhem kurrë ta përsëris, se “historia duhet të jetë shkollë dhe jo burg”. Marrëveshja na nxorri nga burgu. Disa ëndërrojnë që të futen sërish në burg. Ne nuk do t’i ndjekim.

Kotzias nënvizoi edhe kundërshtimin e Athinës zyrtare ndaj një shkëmbimi të mundshëm të territoreve midis Kosovës e Serbisë.

“Ne nuk duam të kemi ndryshim kufijsh në rajon. Nuk duam të kemi akte që mund të shpien në domino negative. Nga ana tjetër, urojmë që të dy shtet t’i zgjidhin problemet e tyre. Dhe sigurisht, u përket vetë atyre të gjejnë mënyrën se si do t’i zgjidhin”, tha shefi i diplomacisë greke./ora news

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI