Flash

Koço Kokëdhima: Basha mori arratinë në Vlorë, maskarallëk!

Lapsi.al 20 September 2018
Koço Kokëdhima: Basha mori arratinë në Vlorë,

Largimi i Lulzim Bashës drejt Vlorës dhe mosparaqitja e opozitës në parlament ku votohet edhe njëherë ligji për teatrin, sipas Koço Kokëdhimës është arrati e opozitës dhe provë se Basha është i blerë nga Rilindja.

Sipas Kokëdhimës, të njëjtin qëndrim, opozita e mbajti në 17shtator për të mbytur luftën e kuksianëve për traun tek Rruga e Kombit.

 

"Qeveria do të kalojë sot me urgjencë ndryshimet në ligjin për prishjen e Teatrit Kombëtar në Tiranë. PD demek është kundër. Deputetët e saj kanë braktisur luftën në parlament dhe kanë marrë arratinë. Do të “protestojnë” në Vlorë! Është e njëjta skemë që përdorën më 17 shtator për të mbytur luftën e kuksianëve për traun te “Rruga e Kombit”. SHQUP-i është blerë nga Rilindja dhe dashnorët e betonit. Ky është maskarallëk!" thuhet në deklaratën e Kokëdhimës.

Lëvizja Zgjidhja e drejtuar nga Kokëdhima në këtë rast mbështet shoqërinë civile dhe artistët që protestojnë para parlamentit, megjithëse aty nuk është asnjë përfaqësues i opozitës.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI