Flash

Gjykata vendos dënimin për Noizyn pas sherrit me Babastars

Lapsi.al 20 September 2018
Gjykata vendos dënimin për Noizyn pas sherrit me Babastars

Reperi i njohur Noizy, emri i vërtetë i të cilit është Rigels Rajku, është shpallur fajtor dhe është dënuar me dy mijë euro gjobë për incidentin e ndodhur në 13 shtator të vitit 2016, gjatë të cilit mbeti i plagosur.

Procesi gjyqësor ka përfunduar ditën e djeshme, ku i dyshuari për plagosjen e Noizyt, Albert Krasniqi u dënua me gjashtë muaj burg, si dhe ju dha mundësia për ta konvertuar dënimin në para.

Gjatë shpalljes së vendimit as Noizy dhe as Krasniqi nuk kanë qenë të pranishëm.

Ngjarja për të cilën akuzohen ndodhi para parkingut të hotelit “Swiss Diamond”, në mes të Prishtinës.

Pasditen e 13 shtatorit të dy viteve më parë, ndodhi përplasja mes dy prej të reperëve, OTR-së nga Shqipëria dhe BabaStars nga Kosova.

Sipas aktakuzës, Noizy, në ditën e ngjarjes i është sulur fizikisht Albert Krasniqit dhe Ylber Abdullahut (Cozman), pasi Krasniqi dhe Abdullahu ishin afruar me makinë në parking, çka çoi në degradimin e sherrit.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI