Flash

Fjalimet në parlament/ Deputetët dhe Rama, asnjë fjalë për kullat pas teatrit

Lapsi.al 20 September 2018
Fjalimet në parlament/ Deputetët dhe Rama, asnjë fjalë

Alibisë së socialistëve se trualli publik në qendër të Tiranës po i jepet kompanisë Fusha sh.p.k për të përfituar një godinë teatri moderne e me kushte optimale, i ka dalë boja tashmë.

Që me deklaratat kontradiktore për idenë gjeniale që i kishte lindur biznesmenit Shkëlqim Fusha për t'i dhuruar Tiranës një teatër të ri, që me ligjin special, shmangien e bashkisë, pazaret me aktorët etj është kuptuar se qëllimi i vërtetë i të gjithë kësaj nisme është fitimi i qindra miliona eurove me kullat që do të ngrihen pas teatrit.

Por socialistët nuk kanë alibi tjetër dhe kësaj i kanë mëshuar edhe sot në parlament. Mesazhi kryesor që kishin sot deputetët dhe ministrat e PS në parlament, ishte ai se socialistët e duan më shumë teatrin sesa demokratët.

Nuk shpjeguan se kush ishte shkaku i këtij afeksioni për teatrin, por kjo ide ishte filli që bashkonte të gjitha fjalimet, nga ai i Eduart Shalsit, te Ilir Beqja, Taulant Balla, te Mirela Kumbaro etj.

Për ta konkretizuar idenë, se sa kanë dashur ta dëmtojnë teatrin demokratët, Edi Rama doli me një shkresë të firmosur nga Florion Mima, sipas të cilës ishte kërkuar privatizimi i Teatrit të Metropolit për deputetin e PD-së Astrit Veliaj.

"Ajo që më nxori këtu është një shkresë që Florjon Mima, ministër i ekonomisë ia dërgon Bashës kryetar i bashkisë , i kërkon privatizimin e teatrit të Metropolit (teatri i estradës) për llogari të deputetit Astrit Veliaj, i vetmi aset kombëtar në dispozicion të Bashksië së Tiranës, i transformuar nga një kafene e degraduar në teatër para se Basha të shkonte në bashki, çohet për privatizim, jo për PPP as për njË teatër të ri.

Janë po ata që vunë kujën kur u shemb stadiumi dhe do të jenë po ata që do vënë pallto në verë, me syze e kapele që të mos u njohin kur të vijnë të shohin ndeshjet" u shpreh Rama. 

Nisma e pushtetarëve të Partisë Demokratike për privatizimin e Teatrit të Metropolit mbetet një njollë turpi për pushtetarët e asaj kohe, nëse është e vërtetë. Vetë Basha nuk ka pasur ç'të thotë sepse dokumentat që ka publikuar Rama flasin vetë.

Vetë Basha e ka shmangur përgjigjen konkrete për këto dokumenta, që tregojnë se pazaret me teatrot nuk kanë ngjyrë politike, aq më  tepër kur flitet për truall në qendër të Tiranës.

Gjithsesi një gjë është e sigurtë, se afera që ka publikuar Rama, nuk i lëviz asnjë presje, tentativës korruptive për grabitjen e pronave publike që po ndodh në mes të kryeqytetit me autor vetë Edi Ramën.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama ndërron sërish makinën/ Një Mercedes S-Class i ri për "asketin" e kryeministrisë

Edi Rama ka treguar se si shpesh kalon 48 orë vetëm me ujë, se në 12 vite ka ngrënë në restorant rreth 30 herë me familjen dhe se fluturimet e tij private i bën në Economy Class; por në rrugë, kryeministri është shfaqur me versionin më të ri të Mercedes-Benz S-Class, një mjet që për të disatën herë ia gris imazhin e liderit “asket”, duke e sjellë të dobët përballë privilegjeve të pushtetit

17:24

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI