Flash

Fatmir Xhafaj thirrje Arta Markut: Heto Lulzim Bashën, po më shantazhon

Lapsi.al 20 September 2018
Fatmir Xhafaj thirrje Arta Markut: Heto Lulzim Bashën, po më

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj i ka kërkuar sot kryeprokurores Arta Marku të hetojë deklaratat e opozitës se ai dhe kryeministri Rama kanë përdorur pushtetin politik për të fituar dhe pastruar paratë e krimit dhe të drogës përmes lojrave të fatit.

"Kam të drejtën institucionale e personale ti bëj publikisht thirrje ndërgjegjes profesionale të organit të prokurorisë që në këtë situatë të angazhohen seriozisht  për të marrë përgjegjësitë që ligji u takon dhe të ushtrojnë kompetencat ligjore përkatëse për të hetuar sa më shpejt mbi këto deklarime. Ne nuk mund të vazhdojmë më me këtë situatë ku pa mbajtur asnjë lloj përgjegjësie, çdokush mund të mashtrojë  publikisht, shpifë si të dojë apo akoma më keq të shantazojë çdo njeri të thjeshtë apo funksionar të lartë siç është ministri i Brendshëm apo kryeministri i vendit", tha Xhafaj gjatë fjalimit të mbajtur sot në Kuvend.

Ministri i Brendshëm u shpreh se ai s’ka asnjë lidhje me akuzat e opozitës për përfshirje në biznesin e lojërave të fatit direkt apo indirekt përmes familjarëve të tij.

©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI