Arbitri Felix Brych u bë protagonist i ndeshjes së Champions League mes Valencias dhe Juventus me kartonin e kuq për Cristiano Ronaldo në minutën e 29': e para në 154 ndeshje të turneut më të rëndësishëm Europian për klube.
Nuk është hera e parë në fakt, që arbitri gjerman përfundon mes polemikash: në sezonin e kaluar, 43 vjecari drejtoi gjysëmfinalen e Champions mes Liverpool e Roma duke krijuar pakënaqësi të mëdha tek verdhekuqtë, skuadra e Di Francescos protestoi ashpër për dy nga 5 golat e pësuar nga të kuqtë, sidomos për ndërhyrjen e Wijnaldum ndaj Strootman në golin e 1-0 apo për pozicionin jashtë loje të pasinjalizuar të Salah në rastin e 3-0.

Felix Brych sic duket nuk ka ndonjë raport të mirë me skuadrat italiane e në vecanti Juventus. Përpara kartonit të kuq për Ronaldo, tifozët baradhezi e kujtojnë për një tjetër karton të kuq që nuk është kaluar lehtë nga torinezët: ajo e Cuadrado në minutat e fundit të finales së Cardiff për një faull të supozuar të kolumbuianit ndaj Ramos.
