Flash

Apeli i kreut të Komisionit Europian për anëtarët e BE: Lërini lojrat, kriza me refugjatët në rënie

Lapsi.al 20 September 2018
Apeli i kreut të Komisionit Europian për anëtarët e BE:

Kreu i Këshillit të KE-së, Donald Tusk deklaroi se vendet e BE-së duhet të zgjidhin problemet aktuale me refugjatat, pasi numri i tyre është ulur vitet e fundit.

Këtë vit nuk kanë ardhur as 100.000 refugjatë në BE.

"Kjo është më pak se para krizës së refugjatëve. Prandaj vendet anëtare duhet të përqëndrohen tek zgjidhja e problemeve aktuale me migrantët. Nuk duhet të ndahemi në ata që duan një zgjidhje dhe ata "që e përdorin situatën për lojëra politike." 

Për të ndalur migrimin nga Deti Mesdhe dhe punën e bandave të trafikantëve, kancelari austriak, Sebastian Kurz kërkon forcimin e Agjencisë së BE për Mbrojtjen e Kufijve Frontex. Deutsche Welle shkruan se Komisioni Europian ka bërë një propozim se si do të financohen 10.000 punonjës të policisë që do të punojnë për Frontex për të siguruar kufijtë e jashtëm të BE. Por Kurz pranoi se Italia, Greqia dhe Spanja kanë rezerva për shkak se i tremben kufizimit të sovranitetit. Edhe Viktor Orban, kryeministri hungarez mjaft i komentuar në Europë nuk i përkrah shumë planet për forcimin e Frontex-it. "Kjo është puna jonë", nuk kemi nevojë për ndihmë nga Frontex, tha Orban.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI