Ndeshja e brazilianit, zgjati edhe më pak vetëm 22' dhe Costa la fushën për një goditje të marrë në kavilje, por edhe një lodhje muskulare në kofshën e djathtë.
Pas Spinazzola, Barzagli, De Sciglio, tekniku Allegri rrezikon të bëjë edhe pa Khedira e Douglas Costa, të dëmtuar në mbrëmjen magjikë të Valencias. Për gjermanin është i njëjti dëmtim që e mbajti jashtë lojës për dy javë.
Për Douglas Costa është vërtetë momenti jo. Pas katër4 javësh dënim në kampionat për xhestin anti-sportiv ndaj Di Francesco, tani vjen problemi fizik. Për ish-lojtarin e Bayern Mynih kthimi duhet të jetë 2 tetor, kur Juventus do të mirëpresë zviceranët e Young Boys në ditën e dytë të fazës së grupeve të Champions League.