Flash

45 vjeçari në Librazhd i vë flakën bashkisë, nuk dihen arsyet

Lapsi.al 20 September 2018
45 vjeçari në Librazhd i vë flakën bashkisë, nuk

Një 45-vjeçar është arrestuar në Librazhd pasi i ka vënë zjarrin derës së Bashkisë së këtij qyteti.

Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të vona të natës, por policia ka arrestuar autorin e dyshuar të zjarrvënies.

Menjëherë Zjarrfikesja dhe shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendgjarje, ku kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve të zjarrit.

Si pasojë e flakëve është djegur, pjesërisht dera e jashtme e Bashkisë Librazhd. I arrestuari quhet Artan Balla, 45 vjeç, banues në Librazhd thuhet në komunikatën e policisë, ku nuk sqarohet se përse e ka bërë veprimin ky person.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI