Flash

Tiranë, sekuestrohen 1.2 milion Euro. Dyshohet se janë krijuar nga aktiviteti kriminal

Lapsi.al 19 September 2018
Tiranë, sekuestrohen 1.2 milion Euro. Dyshohet se janë krijuar nga

Një sasi prej 1.2 milionë euro është sekuestruar në një bankë të nivelit të dytë në Tiranë. Lapsi.al mëson se paratë ishin në llogarinë e shtetasit A.H. Dyshohet se ato ishin vënë përmes veprimatarisë kriminale.

Mësohet se Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë pas referimit të drejtorisë vendore të policisë Tirane ka regjistruar procedimin penal nr 7179 /2018 për veprën penale të pastrimit të produkteve të veprëse penale ose aktivitetit kriminal.

"Nga aktet paraprake në diapozicion të prokurorise transaksionet bankare në lidhje me këtë shumë janë justifikuar me anë të kontratave të dyshimta që nuk perputhen me të dhënat e shoqërisë aksionet e të cilës janë shitur në shumen 1.200.000 euro" informon prokuroria.

Deri në këtë fazë të hetimeve ka dyshime të arsyeshme se shuma e sekuestruar do te perdorej ne aktivitet kriminal te personave te dyshuar dhe personave te trete. Kërkohet të saktësohet se sekuestroja është vendosur në kuadër të këtij procedimi dhe të urgjencës.

 

Të këshilluara

Aksident i rëndë në Fier, vdes 31-vjeçari

Një 31-vjeçar në fshatin Kallm i Vogël i Fierit ka humbur jetën në një aksident rrugor. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:15, ku shtetasi Ermal Kumanaku 31 vjeç,...

15:07

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI