Flash

Shkodër, ndahet nga jeta shkrimtari dhe ish-drejtori i Teatrit 'Migjeni'

Lapsi.al 19 September 2018
Shkodër, ndahet nga jeta shkrimtari dhe ish-drejtori i Teatrit

Është ndarë nga jeta shkrimtari shkodran, Isa Alibali, i cili ka drejtuar për më shumë se 13 vite Teatrin "Migjeni".

Homazhet zhvillohen në hollin e këtij teatri në datë 20 shtator 2018, nga ora 10:00 deri në orën 13:00. Ai lindi në Shkodër më 26 janar 1940.

I diplomuar në degën Gjuhë-Letërsi, në vitin 1960, ka punuar 3 vjet në Mirditë dhe ka qenë drejtori i parë i Gjimnazit të Rrëshenit, pastaj, ka qenë inspektor në seksionin e arsimit e të kulturës në Shkodër dhe në vitin 1965 kryeinspektor i kulturës në atë seksion. Nga mesi i vitit 1967 e deri në fund të vitit 1982, ishte drejtor i Teatrit “Migjeni”, me një ndërprerje trevjeçare, si drejtor i Shtëpisë së Kulturës dhe të Krijimtarisë Popullore (1969-72). Pastaj ka qenë drejtor i Shkollës së mesme artistike “Prenkë Jakova” dhe tre vitet e fundit, deri në daljen në pension më 1991, ka punuar si mësues letërsie në shkollën e mesme të përgjithshme “Jordan Misja”.

Të këshilluara

Aksident i rëndë në Fier, vdes 31-vjeçari

Një 31-vjeçar në fshatin Kallm i Vogël i Fierit ka humbur jetën në një aksident rrugor. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:15, ku shtetasi Ermal Kumanaku 31 vjeç,...

15:07

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI