Flash

Shembja e Teatrit, nesër protestë në Tiranë

Lapsi.al 19 September 2018
Shembja e Teatrit, nesër protestë në Tiranë

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit do të protestojë nesër tek Kuvendi, ku pritet të miratohet ligji i amenduar për Teatrin Kombëtar pas miratimit të dekretit të presidentit Meta vetëm me votat e maxhorancës në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese.

Teatri/ Opozita letër Ruçit: Të miratohet dekreti i Metës, jo drafti me ndryshimet e PS 

Protesta për mbrojtjen e teatrit do të zhvillohet nesër në orën 09:45 minuta para Parlamentit.

Ndërkohë Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit i ka bërë thirrje opozitës që nesër në Kuvend të mbrojë Teatrin Kombëtar.

‘Nesër opozita duhet të mbrojë Teatrin në Parlament. Të mos lejohet miratimi i ligjit antikushtetues’, shprehet aleanca.

Kujtojmë se mazhoranaca e miratoi dekretin e presidentit Meta që e kthente mbrapsh ligjin për teatrin, duke zgjedhur ta amendonte. Nga ana tjetër opozita e kundërshtoi fort pasi sipas saj miratimi i dekretit të presidentit do të thotë se bie i tërë ligji poshtë. Ndërsa mazhoranca zgjodhi të bënte vetëm disa ndërhyrje për ta votuar sërish. Ndërsa Basha ka paralajmëruar sot se nëse deputetët e maxhorancës ngrenë kartonët për miratimin e këtij ligji për PD-në do të konsiderohen terrorist shtetëror.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI