Flash

Raporti i Bankës Botërore: Përpjekjet për uljen e varfërisë ekstreme po minohen nga luftrat

Lapsi.al 19 September 2018
Raporti i Bankës Botërore: Përpjekjet për uljen e

Lufta në Siri dhe rritja e popullsisë në Afrikën Sub-Sahariane kanë dëmtuar përpjekjet për të reduktuar numrin e njerëzve që jetojnë në varfëri ekstreme, njoftoi Banka Botërore.

Në raportin e saj vjetor, agjencia e zhvillimit në Uashington tha se përqindja e njerëzve që jetonin në kushte të tilla kishte rënë në një nivel të ri prej 10% në vitin 2015, numri më i fundit në dispozicion, nga 11% në vitin 2013. Kjo do të thotë se numri i njerëzve që jetonin me më pak se 1.90 dollarë në ditë ra me 68 milion, në një shifër prej 736 milionë.

Por, rënia ishte sa gjysma e rënies së viteve të mëparshme dhe është ngadalësuar edhe më shumë nga viti 2015 deri në vitin 2018, sipas rezultateve paraprake.

Presidenti i Bankës Botërore, Jim Yong Kim, tha se kontrolli i fundit i varfërisë tregonte "përparim të ngadaltë" drejt qëllimit për të lënë vetëm 3% të njerëzve të jetojnë në varfëri të skajshme deri në vitin 2030.

"Gjatë 25 viteve të fundit, më shumë se një miliard njerëz janë hequr nga varfëria ekstreme dhe shkalla globale e varfërisë është më e ulët se kurrë në histori. Kjo është një nga arritjet më të mëdha të njerëzimit," - tha ai.

"Por, nëse do t'i japim fund varfërisë deri në vitin 2030, ne kemi nevojë për investime shumë më të mëdha, veçanërisht në ndërtimin e kapitalit njerëzor, për të ndihmuar në nxitjen e rritjes gjithëpërfshirëse që do të duhej për të ndihmuar të varfrit e mbetur. Për hir të tyre, ne nuk mund të dështojmë.” (përktheu lapsi.al) 

Kina dhe vendet fqinje kanë reduktuar më shumë varfërinë dekadat e fundit. Edhe vendet fqinje kanë përfituar nga rritja spektakolare ekonomike e saj. Mesatarja globale ka përfituar edhe nga përpjekjet e vendeve të Amerikës së Jugut, si Brazili dhe Kili për t'i nxjerrë njerëzit nga varfëria.

Normat e varfërisë janë përmirësuar në disa vende të Afrikës lindore, por pjesa më e madhe e Afrikës Sub-Sahariane ka mbetur prapa pas një rritjeje të madhe të popullsisë, veçanërisht në Nigeri dhe disa shtete të tjera afrikane.

Kapitulli i parë i raportit, i cili është publikuar në prag të takimit vjetor të Bankës Botërore muajin e ardhshëm në Bali, zbuloi se në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, konfliktet në Siri dhe Jemen ngritën nivelin e varfërisë ekstreme nga 9.5 milionë në vitin 2013 në 18.6 milionë në vitin 2015. Në Afrikën Sub-Sahariane, numri u rrit nga 405 milionë njerëz në 2013-n në 413 milionë në vitin 2015.

Presidenti i Bankës Botërore, Jim Yong Kim, tha se së bashku me rritjen e popullsisë, normat e varfërisë, më të larta nga ç’priteshin, reflektuan gjithashtu në rënien e çmimeve të mallrave, rritjen e tensioneve tregtare, shtimin e konflikteve të brendshme dhe paqëndrueshmërisë politike.

Afrika Sub-Sahariane pritet të kontribuojë më shumë se çdo zonë tjetër në shtimin e popullsisë globale deri në vitin 2050. Pritet që në 2050-n popullsia globale të shkojë nga 7.5 miliardë sot, në 9.7 miliardë. (përtkheu lapsi.al) Deri në vitin 2050, OKB parashikon se rreth dy të tretat e popullsisë globale do të jetojnë në qytete dhe më shumë se gjysma e tyre të vuajnë nga mungesa e ujit.

Banka Botërore është shulmuar ashpër në të kaluarën nga sindikatat dhe agjencitë kundër varfërisë, pasi ka mbështetur politikat e zakonshme ekonomike që parashikojnë dobësimin e të drejtave të punëtorëve dhe uljen e taksave të biznesit për të nxitur rritjen ekonomike.

Zyrtarët e Bankës Botërore kanë kundërshtuar, duke thënë se po punojnë me shumicën e vendeve në rajonin sub-saharian me politika të përshtatura për nxitjen e rritjes ekonomike dhe lehtësimin e varfërisë, pa pasur një axhendë të njëjtë për çdo vend.

The Guardian, përshtati në shqip ©LAPSI.AL 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI