Flash

Prindërit e fëmijëve ngrihen në protesta, mbyllen dyert e shkollave në Shijak nga amortizimi

Lapsi.al 19 September 2018
Prindërit e fëmijëve ngrihen në protesta, mbyllen dyert e

Rreth 150 nxënës të arsimit 9-vjeçar në Borakaj të Shijakut kanë bojkotuar mësimin. Shkak është bërë zhvendosja e tyre në një shkollë në Maminas, pasi shkolla e fshatit të tyre është jashtë fuskionit sepse është e amortizuar.

Të shoqëruar nga prindërit, fëmijët kanë protestuar sot para bashkisë se Shijakut, ku kërkuan rikonstruksionin e shkollës “Adem Sabli” në Borakaj.

Ata thonë se kanë shumë të vështirë të shkojnë në shkollën ku janë zhvendosur pasi rrezikojnë të aksidentohen.

"Është e patolerueshme, klasat e para mësim deri në darkë, jashtë çdo logjike."

"Prej një viti nxënësit janë zhvendosur në Maminas, nuk kemi mundësi të çojmë në shkollë fëmijët."

Në shkollën “Adem Sabli” mësonin rreth 150 fëmijë të katër fshatrave përreth.

Vitet e fundit shkolla është amortizuar dhe është e papërshtatëshme për të zhvilluar aktivitetin mësimor.

Nxënësit dhe prindërit e tyre kërkojnë rikonstruksionin e shkollës ndërsa kërcënojnë se do të vazhdojne të bojkotojnë procesin mësimor.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI