Flash

Prapaskenat/ Si po shkon drejt dështimit gjyqi ndaj Emiliano Shullazit

Lapsi.al 19 September 2018
Prapaskenat/ Si po shkon drejt dështimit gjyqi ndaj Emiliano Shullazit

Është kthyer në telenovelë dhënia e pretencës së prokurorisë për Emiliano Shullazin dhe grupin e tij të bashkëpunëtorëve. Çështja ndaj “të fortit” më të lakuar të viteve të fundit ka mbetur në Gjykatën e Krimeve të Rënda në pikën kur akuza duhet të paraqesë para togave të zeza kërkesën për dënim.

Por kjo çështje zvarritet prej muajsh, fillimisht për shkak të “tekave të avokatëve” dhe tashmë (si rrallë ndonjëherë) për shkak të vetë prokurorëve. Fillimisht u largua nga trupa e prokurorëve Elisabeta Imeraj, e cila u komandua në krye të Prokurorisë së Tiranës.

Dosja i kaloi prokurorit Ened Nakuçi, por ai njoftoi largimin jashtë vendit për arsye shëndetësore. Shefja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda ia pasoi dosjen paraardhësit të saj Besim Hajdarmataj. Në seancën e një jave më parë ai u kontestua fort nga avokatët mbrojtës duke bërë që gjithçka të dështojë. Por çfarë po ndodh me këtë çështje.

Gazetari Flamur Vezaj që tashmë jeton jashtë vendit ka bërë një shkrim të gjatë në rrjetet sociale duke hedhur dritë në prapaskenat e kësaj çështjeje. Sipas Vezajt, kryeprokurorja e përkohshme Arta Marku e ka kthyer institucionin në paligjshmëri totale.

“e përkohshmja A.Marku, pas komandimit të shoqes se klasës (mediokre) ka kthy institucionin ne paligjshmëri totale, duke sajuar extra procedurë ligjore vetëm e vetëm për të favorizuar e lehtësuar kriminelët që po gjykohen në këtë institucion! Skandali i radhës, rebelohet e gjithë trupa e prokuroreve kunder saj, duke braktisur mbledhjen e thirrur per caktimin me short te prokurorit te 4 (??!) ne dosjen e Emiljano Shullazit!” – shkruan Vezaj që bën më pas një historik të çështjes së Shullazit, nga largimi i Imerajt, sëmundja e Nakuçit, komandimi i Hajdarmatajt dhe bllokimi i çështjes.

[caption id="attachment_341360" align="alignnone" width="900"] Donika Prela (majtas) dhe Arta Marku (djathtas)[/caption]

“E ndodhur ne këto kushte Prela ka caktuar prokurorin Besim Hajdarmataj per te perfaqesuar dosjen, por edhe ky është trembur dhe ka kërkuar që në dosje te përfshihen edhe prokurorë të tjerë!

Donika Prela është zotuar se bashkë me zv/e saj Gentian Osmanaj do i bashkohen çështjes dhe kanë kërkuar që edhe nje prokuror i katërt t’i bashkohet dosjes (për të mbajtur ison se do këndojnë labçe)!

Por trupa e prokuroreve, e ka refuzuar këtë propozim te Preles, per hedhjen e shortit, duke argumentuar ne mungese te bazës ligjore, çka e kane braktisur mbledhjen me pretendimin se Prela po sajon procedura extra ligjore per ti dhënë shkak Shullazit që të prishë dosjen (vendimin) në gjykatat më të larta!!!” – shkruan Vezaj.

Edhe në një raportim të Top Channel konfirmohet mbledhja e organizuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për hedhjen e shortit i cili ka dështuar.

“Kur akuzës i kanë ngelur edhe 6 ditë afat për të shpallur pretencën për grupin e Emiliano Shullazit, përsa kohë që Gjykata e Krimeve të rënda ka caktuar datën 25 shtator si seancën e radhës, Prokuroria e Krimeve të Rënda vijon të mbetet në një rrugë pa krye” – thuhet në të njëjtin raportim ku konfirmohet se gjatë mbledhjes zhvilluar në dyer të mbyllura, prokurorët janë rebeluar ndaj Prelës, duke braktisur mbledhjen.

Në gjyqin ndaj Emiliano Shullazi, Blerim Shullazi, Gilmando Dani, Endrit Qyqja dhe Endrit Zelës, prezantimi i pretencës ka dështuar prej muajit qershor. Gjatë verës gjyqet janë zvarritur nga avokatët, ndërsa prej fillimit të shtatorit nuk ka prokurorë që të përfaqësojë akuzën në Gjykatë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

BBC: Ashpërsohet lufta tregtare SHBA-Kinë

Lufta tregtare midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës u agravua edhe më tepër, pasi të dyja palët shpallën tarifat e reja për mallrat e njëra-tjetrës. Dy supe...

20:08

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI