Flash

“Paratë, ose do ti them shqiptarit”/ Arrestohet italiani që zhvaste ish-të dashurën

Lapsi.al 19 September 2018
“Paratë, ose do ti them shqiptarit”/ Arrestohet italiani

Miti i “shqiptarit që të vret e të vjedh” është rikthyer sërish në Itali.

Të paktën këtë të lë të kuptosh rasti i fundit i kronikës në Italinë fqinje, atje ku një 33 vjeçar zhvaste ish-të dashurën e tij 29-vjeçare duke e kërcënuar se nëse nuk i jepte paratë që kërkonte, ai do të “thërriste shqiptarin... dhe ajo e dinte se çfarë do të ndodhte pastaj”.

Kërcënimi i 33-vjeçarit italian ishte i atillë se “shqiptari” do të vinte për të lënduar të renë dhe familjen e saj.

Më në fund 29-vjeçarja u bind për të bërë denoncimin në polici. Ngjarja ka ndodhur në rrethinat e Parmës dhe hera e fundit që ish-të dashurit janë takuar ka qenë dhe momenti kur italiani që “thërriste shqiptarët” është prangosur.

Karabinierët kanë shkuar së bashku me të renë gjatë shkëmbimit të parave dhe e kanë prangosur në momentin kur 29 vjeçarja po i jepte “haraçin” italianit 33 vjeçar. Plot 5 mijë euro kishte zhvatur italiani përmes këtij kërcënimi.

Të këshilluara

    rydydhduuudududuud...

11:09

Vendimi/ Pse u lirua me kusht Ermal Hoxha

Ermal Hoxha, nipi i ish-diktatorit Enver Hoxha, la qelitë e burgut pas një vendimi të Gjykatës së Fierit që pranoi kërkesën e tij për lirim me kusht. Fillimi...

10:46

VIDEO/ Rikthehet Rambo!

Legjendari Sylvester Stallone do të rikthehet pas një dekade në rolin e John Rambo, në kapitullin e pestë të filmave “Rambo”. Më anë të një postimi në Instagram...

20:38

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI