Flash

Ndalohet nga policia ish-drejtori dhe juristi i spitalit të Beratit

Lapsi.al 19 September 2018
Ndalohet nga policia ish-drejtori dhe juristi i spitalit të Beratit

Ish-drejtori i Spitalit të Beratit Idlir Frashëri dhe juristi i këtij spitali Alfred Lulaj janë ndaluar nga policia në kuadër të një procedimi penal, ku akuzohen për veprën penale të “Shpërdorimi i detyrës në bashkëpunim” dhe të “Falsifikimi i dokumentave i kryer në bashkepunim”.

Prokuroria në një njoftim sqaron se "Këta shtetas kanë bërë blerje të mallrave mjekësorë (antibiotikë) në kundërshtim me ligjin. Me pas për të justifikuar veprimtarinë e paligjshme të tyre kanë futur në dosjet e blerjeve një kërkë se gjoja sikur mjekët e spitalit kërkonin ilaçe."

Hetimet vazhdojne pasi do të verifikohen të gjitha procedurat në lidhje me mënyren se si kanë dalë medikamentet mjekësore nga Farmacia e Spitalit të Beratit.

Të këshilluara

Tërmeti lëkund Tiranën dhe Elbasanin

Tirana dhe Elbasani janë lëkundur në ora 17:09 nga një tërmet i rënë disa minuta më parë me epiqendër mes dy qyteteve. Tërmeti ka qenë i magnitudës 3.6 ballë...

17:23

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI