Flash

Ministri gjerman 'shuplakë' për çeljen e negociatave: Nuk ka siguri as për qershorin 2019, duhen reforma

Lapsi.al 19 September 2018
Ministri gjerman 'shuplakë' për çeljen e negociatave:

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas, ndodhet sot në Tiranë në një vizitë zyrtare. Në një konferencë të përbashkët për mediat me ministrin e Jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati, kryediplomati gjerman u shpreh qartë se qershori i 2019 nuk do të jetë një automatizëm sa i përket çeljes së bisedimeve të anëtarësimit

Ai u shpreh se kriteret janë të ditura dhe të qarta për vendin tonë. po ashtu ai tha se duhet bërë hapa në reformë që të binden edhe ata që janë skeptikë për bisedimeve për anëtarësim.

“Në qershor të këtij viti u mor një vendim orientues sa i përket fillimit të mundshëm të bisedimeve të anëtarësimit  me Shqipërinë duke nisur prej 2019. Është një vendim që tregon vlerësim për reformat që janë marrë vitet e fundit në Shqipëri. Në të njëjtën kohë, shtetet anëtare të BE kanë bërë të qartë se qershori i 2019 nuk do të jetë një automatizëm sa i përket çeljes së bisedimeve të anëtarësimit. Kriteret për këtë janë të ditura dhe të qarta. Duhet të ekzistojë hapa për rezultate të tjera sa i përket reformave në mënyrë të tillë që të mund të bindim edhe të gjithë ata që janë disi skeptikë sa i përket këtij procesi. Bëhet fjalë më së shumti për konsolidimin e shtetit ligjor apo pavarësinë e sistemit të drejtësisë. Jam tepër optimist që do ecim përpara në këtë rrugë." – tha Maas.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI