Flash

Ministri gjerman nxjerr pas tre muajsh në Tiranë gënjeshtrën e Ramës (video)

Lapsi.al 19 September 2018
Ministri gjerman nxjerr pas tre muajsh në Tiranë gënjeshtrën

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas, ka vërtetuar sërish një rregull që përsëritet në mënyrë ciklike. E vërteta mbytet për një farë kohe nga propaganda e rilindjes, që ka në dispozicion edhe mediat e mëdha, por si gjithmonë ajo del në shesh. Ashtu sikurse ka ndodhur me avionët e drogës, me hashashin, me kriminelët e parlamentit dhe koncesionin e Vilmës, po ashtu ka ndodhur edhe me lojën e kungulleshkave, u hapëm apo s'u hapën negociatat, pas mbledhjes së krerëve të BE në fund të qershorit në Luksemburg.

Kush e kthen dot filmin dy muaj më parë do të kujtojë se Rama bërti fitore: negociatat u hapën, Shqipëria mori datën e fillimit të bisedimeve fundit e dhjetrotit 2019. Madje ai shkoi edhe më tej, organizoi një show propagandistik dekorimi me katër ambasadorët shqiptarë në Berlin, Paris, Hagë dhe Bruksel për të treguar se synimi qe arritur. Ai madje fshikulloi "opozitën esadiste" që thoshte se ky ishte një dështim dhe gazetarët e kazanit, që i kujtonin se po gënjente shqiptarët duke shitur një dështim për një sukses.

Lexo më poshtë qendrimet e Lapsi.al për temën:

Armand Shkullaku: Festa e Ramës si dasëm pa nuse

Andi Bushati: Rama nuk arriti të hapë negociatat, por ia doli të shmangë turpërimin

Pas qershorit të vjetshëm kampet u ndanë në dysh: Ata që thoshin se nëse nuk zbatoheshin kushtet, negociatat nuk hapeshin as pas 18 muajsh dhe atyre që pretendonin se në fund të 2019, ato ishin të hapura automatikisht.

Por nuk u mbushën as tre muaj dhe sot ministri  i Jashtëm gjerman, Heiko Maas, këmbënguli ta nxirrte live gënjeshtrën.

Në një konferencë të përbashkët për mediat me ministrin e Jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati, kryediplomati gjerman u shpreh qartë se qershori i 2019 nuk do të jetë një automatizëm sa i përket çeljes së bisedimeve të anëtarësimit

Ai u shpreh se kriteret janë të ditura dhe të qarta për vendin tonë. Po ashtu ai tha se duhen bërë hapa në reforma që të binden edhe ata që janë skeptikë për bisedimet për anëtarësim.

“Në qershor të këtij viti u mor një vendim orientues sa i përket fillimit të mundshëm të bisedimeve të anëtarësimit  me Shqipërinë duke nisur prej 2019. Është një vendim që tregon vlerësim për reformat që janë marrë vitet e fundit në Shqipëri. Në të njëjtën kohë, shtetet anëtare të BE kanë bërë të qartë se qershori i 2019 nuk do të jetë një automatizëm sa i përket çeljes së bisedimeve të anëtarësimit. Kriteret për këtë janë të ditura dhe të qarta. Duhet të ekzistojnë hapa për rezultate të tjera sa i përket reformave në mënyrë të tillë që të mund të bindim edhe të gjithë ata që janë disi skeptikë sa i përket këtij procesi. Bëhet fjalë më së shumti për konsolidimin e shtetit ligjor apo pavarësinë e sistemit të drejtësisë. Jam tepër optimist që do ecim përpara në këtë rrugë", tha Maas(Video poshtë)

Kjo pra është e vërteta, që falë një qeverie gënjeshtare dhe mediave të kapura prej saj, shqiptarëve u duhet pak kohë që ta mësojnë të plotë.

©Lapsi.al

https://www.youtube.com/watch?time_continue=18&v=StTdd7Su1LE

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI