Flash

“Maracana”, stadiumi më sugjestionues në botë priti Hysajn e është gati për Shaqirin

Lapsi.al 19 September 2018
“Maracana”, stadiumi më sugjestionues në botë priti

Të luash në Beograd nuk ka qenë asnjëherë e lehtë. Ka qenë dikur, e është edhe sot, pavarësisht se Crvena Zvezda nuk është më ajo e kampionëve të dikurshëm. Rajko Matic, i njohur më shumë si Maracana, është një nga stadiumet më sugjestionues të të gjitha kohërave. Kundërshtarët e Crvena Zvezdës nuk duhet ti bëjnë llogaritë vetëm me kundërshtarët në fushë, por edhe më tifozerinë e tmerrshme dhe tunelin e tij frikësues.

I futur në histori për grafitet në gjuhë cirilike, mesazhe të qarta për ti bërë kundërshtarët të druhen e kalimi para forcave të policisë është lyer tashmë bardhekuq. Një tunel i gjatë, me shkallë që zbresin e ngjiten e ku fundi nuk duket kurrë, në kohën kur brohoritjet e egra të tifozëve sa vijnë e afrohen, duke i bërë të frikësohen 11 kundërshtarët e Zvedzës.

I gjatë më shumë se 100 hapa, kalimi që përcjell lojtarët në fushën e lojës ka pësuar një fare ristrukturimi, por ruan me vete vite tradite e frike. Impianti i ndërtuar në 1961, që mban emrin e ish-futbollistit serb Rajko Mitic, është një fortesë që i jep krahë formacionit serb në Europë dhe jo vetëm. Uefa ka kërkuar ndërhyrje në të gjithë strukturën, ndaj dhe nën-kalimi ku Hysaj dhe Napoli ecën për të dalë në fushë në debutimin e tyre në Champions ishte disi më elegant, por përsëri i mbushur me tension.

Një ecje drejt ferrit konsiderohet dhe Hysaj e përjetoi me Napolin, por armiqësia e stadiumit serb do të jetë edhe më e madhe për Xherdan Shaqirin dhe Liverpool. Tifozeria që drejtohet nga Ivan Bogdanov, i "tmerrshmi" nuk e harron festimin e kosovarit me simbolin e shqiponjës shqiptare.

Të këshilluara

Video/ Në Anfield i pari shënon Liverpool

Kryendeshja e mbrëmjes së parë të Champions hapet nga një gol i Sturridge. Sulmuesi ka shënuar në minutën e 30, duke kaluar në avantazh Liverpool, përballë Pari...

21:37

ide

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Një moment vendimtar për Shqipërinë

Është hera e parë që shqiptarët ndihen se mund ta formësojnë debatin kombëtar pa pritur që partitë politike të marrin drejtimin. Përvoja na mëson se demokracia varet jo vetëm nga zgjedhjet, por edhe nga qytetaria aktive mes tyre.

15:53 Ditmir Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.29

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI