Flash

Taksa e re për pronën do të rrisë detyrimin për bizneset deri në 25%

Drafti i ri për taksën e pasurive të paluajtshme pritet të rrisë deri në 25% detyrimin e taksës së ndërtesës edhe për objektet që përdoren për qëllime tregtarë. Në draftin e ri “Për taksën e Pasurive të Paluajtshme”, Ministria e Financave propozon rritje të shkallës së taksës ndërtesës për objektet që përdoren për qëllim tregtar, […]

08:46

"Iu vërsul Cozmanit dhe e qëlloi me grusht" 2 mijë euro gjobë Noizy-t për sherrin në Kosovë

Lapsi.al 19 September 2018
"Iu vërsul Cozmanit dhe e qëlloi me grusht" 2 mijë euro

Rigels Rajku i njohur si Noizy është dënuar me dy mijë euro gjobë për incidentin ku ai mbeti i plagosur në qendër të Prishtinës.

Në procesin gjyqësor i cili ka përfunduar sot Albert Krasnqi personi i akuzuar për plagosjen e Noizyt është dënuar me 6 muaj burgim me mundësinë që dënimin ta shlyejë me para.

Vendimi i gjykatës i shpallur sot i ngarkon Krasniqit edhe një dënim shtesë prej 8 mijë eurosh për veprat e tjera në aktakuzë.

Shpallja e gjykimit është bërë në një seancë ku dy të akuzuarit nuk kanë marrë pjesë.

Beteja në mes dy ‘label’-ëve muzikorë OTR e BabaStars e cila nisi më 13 shtator të vitit 2016 para hotelit “Swiss Diamond”, është zhvendosur në Gjykatë.

OTR është ‘label’ në të cilin bën pjesë ‘Noizy’, ndërsa ‘BabaStars’ label-i tjetër ku bën pjesë ‘Cozman’.

Më 13 shtator të vitit 2016, rreth orës 17:15 në parkingun para hotelit “Swiss Diamond”, në Prishtinë kishte ndodhur një përleshje mes dy prej grupeve më të mëdha të reperëve, ata të OTR-së nga Shqipëria dhe BabaStars nga Kosova.

KALLXO.com ka arritur të sigurojë aktakuzën në të cilën prokuroria ka shpjeguar veprimet e të gjithë pjesëmarrësve në këtë përleshje.

Në këtë proces gjyqësor ishte akuzuar Rigels Rajku (Noizy), derisa reperi tjetër, Ylber Abdullahu (Cozman), është palë e dëmtuar.

Si pasojë e kësaj përleshje mbetën të lënduar disa persona, përfshirë edhe Rigels Rajku, i njohur për publikun si “Noizy”, atij i është hequr një plumb gjatë një ndërhyrjeje kirurgjike.

Sipas aktakuzës, ‘Noizy’, në ditën kritike i ishte vërsulur fizikisht Albert Krasniqit dhe Ylber Abdullahut, pasi që i akuzuari Krasniqi dhe tani i dëmtuari Abdullahu me automjet të të dëmtuarit kanë ardhur në parking.

Aktakuza thotë se ‘Noizy’ fillimisht i është vërsulur ‘Cozman’-it të cilit i është afruar derisa ishte duke ndenjur në automjetin e markës “Range Rover” dhe me grusht e ka goditur në pjesën e tëmthit dhe e ka shtyrë në automjet, me ç‘rast është shkaktuar rrahja e përgjithshme dhe i dëmtuari kishte pësuar edhe ca goditje.

KALLXO.com ka shkruar edhe më herët për këtë proces gjyqësor.

Të këshilluara

Bleona sjell këngën e re

Pas librit të saj autobiografik, këngëtarja ka bërë së fundmi një postim në Instagram, ku ka vendosur të promovojë këngën që do të lancojë së shpejti. E veshur ...

11:00

Dua Lipa, imazh i makinës luksoze

Është një remix i pilotuar, që të jep mundësinë të rishpikësh këngët pa fund, një aspekt i dëgjimit të muzikës në makinë që është reflektuar nga Jaguar dhe arti...

10:30

Kendall Jenner publikon fotot nudo (FOTO)

Modelja e Victoria’s Secret gjeti para disa ditësh të shpërndara online fotot e saj nudo, pas një seti fotografik që kishte realizuar me Russel James. Ajo që di...

09:30

Çfarë fshihet pas serialeve turke

Serialet turke  janë bërë mjaft popullore në shumë vende të botës. Së fundmi ato ndiqen dhe në “tokën e serialeve”, pra në  vendet e Amerikës Latine. Këto se...

17:50

Blogerja e modës ndahet nga Fabricio Corona

Zoe Cristofoli blogerja që numëron rreth 300 mijë ndjekës në Instagram nuk është më e fejuara e Fabrizio Corona. Ajo pëveç si një blogere e sukseshme, njihet...

16:48

ide

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI