Flash

Gjermania, familja shqiptare do të deportohet, babai kërcënon me hedhje të fëmijës nga ballkoni

Lapsi.al 19 September 2018
Gjermania, familja shqiptare do të deportohet, babai kërcënon me

Pak ditë pasi një kryefamiljar shqiptar humbi jetën duke u hedhur nga një urë në Gjermani sepse kishte marrë njoftimin për deportim në Shqipëri, një tjetër rast i rëndë u shënua në vendin ku kanë vërshuar shumë shqiptarë në kërkim të azilit.

Gazeta ‘Westdeutsche Zeitung’ shkruan se një familje shqiptare duhej të deportohej. Por kur autoritetet mbërritën për të kryer procedurën e largimit, familja nuk kishte paketuar asgjë.

Pasi autoritetet u futën brenda, kryefamiljari u bë shumë agresiv. Ai rrëmbeu një thikë dhe nisi të kërcënonte. Në një rast ai deklaroi se do hidhte fëmijët e tij nga ballkoni.

Për situatën e krijuar u nevojit ndërhyrja e forcave speciale.

Këto të fundit e vendosën situatën nën kontroll, për fat pa të lënduar. Babai i fëmijëve është arrestuar dhe rrezikon të ngrihet padi ndaj tij.

Kurse fëmijët janë marrë nga autoritetet.

Të këshilluara

Tërmeti lëkund Tiranën dhe Elbasanin

Tirana dhe Elbasani janë lëkundur në ora 17:09 nga një tërmet i rënë disa minuta më parë me epiqendër mes dy qyteteve. Tërmeti ka qenë i magnitudës 3.6 ballë...

17:23

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI