Flash

Gentian Mezani trajneri i ri i Luftëtarit

Lapsi.al 19 September 2018
Gentian Mezani trajneri i ri i Luftëtarit

Kampionati në mesjavë i ka detyruar drejtuesit e Luftëtarit të nxitojnë për të caktuar trajnerin e ri të skuadrës, pas largimit të Milos Kostic. Një lëvizje blic e bluezinjve ka sjellë në Gjirokastër Gentian Mezanin. Ish-tekniku i Lacit dhe Flamurtarit do të jetë njeriu që do të udhëheqë gjirokastritët në pjesën e mbetur të sezonit. Për Mezanin kontratë deri në fund të sezonit, me opsionin e rinovimit.

"Ishte momenti të kthehem në pankinë, - është shprehur tekniku vlonjat. - Luftëtari ka lojtarë cilësorë, por duhen rikuperuar disa elementë të rëndësishëm, pa të cilët është vështirë të bëjmë mirë,. Aleksi është dëmtuar, Rroca ende nuk ka rikuperuar dhe janë lojtarë që kanë peshë në skuadër"

Mezani ka drejtuar Lacin drejt një sipërmarrje të vështirë, por që në fund u kurorëzua me prezencën në Europa League, por tani i duhet të bëjë llogaritë me 0 pikë në katër ndeshje dhe një vend i fundit në renditje që peshon mbi të gjitha në moralin e Luftëtarit.

Të këshilluara

ide

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Një moment vendimtar për Shqipërinë

Është hera e parë që shqiptarët ndihen se mund ta formësojnë debatin kombëtar pa pritur që partitë politike të marrin drejtimin. Përvoja na mëson se demokracia varet jo vetëm nga zgjedhjet, por edhe nga qytetaria aktive mes tyre.

15:53 Ditmir Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.29

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI