Flash

(FOTO) Koreja e Veriut një hap më pranë mbylljes së zonave të testimeve të raketave

Lapsi.al 19 September 2018
(FOTO) Koreja e Veriut një hap më pranë mbylljes së zonave

Presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae In deklaroi se ka arritur marrëveshje me homologun koreano-verior, Kim Jong Un, që ky vend të mbyll një nga zonat e testimit të raketave nukleare.

Marrëveshja është përshkruar nga Kim si “hap përpara” drejt arritjes së paqes ushtarake në Gadishullin Korean.

Kim po ashtu ka thënë se shpreson se do të vizitojë Seulin në të ardhmen, çka do të shënonte vizitën e parë të një lideri koreano-verior atje.

Çështja kryesore e samitit në mes të dy liderëve ka qenë denuklearizimi. Pavarësisht pse Shtetet e Bashkuara dhe Koreja Veriore kanë deklaruar se janë pajtuar për arritjen e denuklarizimit, negociatat janë bllokuar.

Moon ka thënë se Kimi ka rënë dakord "për të mbyllur përgjithmonë zonën e testimeve, Tongchang-ri” dhe se kjo gjë do të bëhet “në prezencë të ekspertëve nga shtete të rëndësishme”, të cilët do të verifikonin se koj zonë nuk do të funksionojë më.

Ai ka thënë po ashtu se Kim është pajtuar për të mbyllur dhe zonën bërthamore Yongbyon, vend në të cilin besohet se Koreja Veriore ka prodhuar material për testime bërthamore, mirëpo vetëm nëse edhe Shtetet e Bashkuara marrin disa hapa reciprokë. Detaje e tjera nuk janë bërë të ditura.

Presidenti jugorean ka ftuar liderin e Koresë Veriore që të vizitojë Seulin, duke thënë se kjo vizitë duhet të ndodhë para përfundimit të vitit.

Ata po ashtu kanë treguar planet që të dyja vendet të jenë mikpritëse të Lojërave Olimpike Verore të vitit 2032.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI