Flash

Drama e Stephen Darby: mbrojtësi i sëmurë tërhiqet nga sporti në moshën 29 vjeçare

Lapsi.al 19 September 2018
Drama e Stephen Darby: mbrojtësi i sëmurë tërhiqet nga
Rrufe në qiell të hapur bie mbi Bolton dhe futbollin anglez. Stephen Darby, mbrojtësi i Wanders dhe ish-lojtari i Liverpool, tërhiqet në moshën 29 vjecare për shkak të një sëmundje neurologjike. Futbollisti ka njoftuar lamtumirën nga sporti përmes një komunikate në faqen zyrtare të klubit, ku ka kërkuar respekt për këtë moment delikat: "Jam i trishtuar, përfitoj nga rasti për të falenderuar Bolton e të gjithë stafin për suportin në ditët e fundit. Kërkoj privatësi për të mundur të përqendrohem në këtë betejë të re". Tërheqja e detyruar për shkak të problemeve me sistemin nervor nuk ka kaluar pa vëmendje. Të shumtë kanë qenë ata që kanë shprehur solidaritetin e tyre, sidomos persona që gjatë viteve kanë bashkëpunuar ose njohur Darby."Jam krenar që të bëra të debutosh, i dëshpëruar që mësova tërheqjen tënde", është mesazhi i Benitez që vazhdon më pas: "Stephen je një person i vecantë, ke gjithë mbështetjen time. Nuk do të ecësh kurrë vetëm". Edhe ish-kapiteni i të kuqve Steven Gerrard ka treguar suportin e tij: "I shkatërruar nga ky lajm, një djalë aq i mirë. Më i miri që kam njohur në futboll ".

Të këshilluara

Video/ Në Anfield i pari shënon Liverpool

Kryendeshja e mbrëmjes së parë të Champions hapet nga një gol i Sturridge. Sulmuesi ka shënuar në minutën e 30, duke kaluar në avantazh Liverpool, përballë Pari...

21:37

ide

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Një moment vendimtar për Shqipërinë

Është hera e parë që shqiptarët ndihen se mund ta formësojnë debatin kombëtar pa pritur që partitë politike të marrin drejtimin. Përvoja na mëson se demokracia varet jo vetëm nga zgjedhjet, por edhe nga qytetaria aktive mes tyre.

15:53 Ditmir Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.29

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI