Flash

Dëshmia për plagosjen në Tiranë: Autorët nxorrën thika dhe kaçavida dhe e qëlluan disa herë!

Lapsi.al 19 September 2018
Dëshmia për plagosjen në Tiranë: Autorët nxorrën

Një 40-vjeçar ka mbetur i plagosur me mjete të forta, pas një konflikti për motive të dobëta. Policia e Tiranës njofton se u bë kapja dhe shoqërimi i 51 vjeçarit Rezmi Caushaj, i cili ka lënë të plagosur 40-vjeçarin.

Dëshmitarë të ngjarjes thanë se ngjarja ndodhi rreth orës 10.15 minuta pranë Unazës së Re. "Qenë dy persona që zbritën nga një makinë dhe iu drejtuan tavolinës, ku ishte ulur 40 vjeçari me persona të tjerë në tavolinë. Nxorrën menjëherë thikën dhe kaçavidën dhe e qëlluan disa herë. Personi është plagosur rëndë ndërsa autorët u larguan të qetë. Nuk debatuan me njëri tjetrin, thjesht e goditën disa herë dhe u larguan me makinën e tyre" ka thënë një person që e pa ngjarjen nga afër, por nuk pranoi të identifikohej.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI