Flash

Deklaratë e fortë e SHBA-ve: Thaçi dhe Vuçiç kanë mbështetjen tonë

Lapsi.al 19 September 2018
Deklaratë e fortë e SHBA-ve: Thaçi dhe Vuçiç

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Beograd, Kyle Scott, tha se presidentët e Serbisë dhe Kosovës, Aleksandar Vuçiç dhe Hashim Thaçi, e kanë ndihmën e Amerikës në kërkim të një zgjidhjeje paqësore të mosmarrëveshjeve, sepse SHBA mbështetet në zgjuarsinë e shefes së politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.

Mogherini është ndërmjetësuese e dialogut midis Thaçit dhe Vuçiçit.

Scott, në një konferencë në Beograd për sfidat e sigurisë në Ballkanin Perëndimor, tha se ekzistojnë "tri çështje kritike në rajon": dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës, kontesti i emrit midis Maqedonisë dhe Greqisë dhe mbajtja e Bosnje dhe Hercegovinës shtet.

"Lajm i mirë është se këto probleme nuk janë të pazgjidhshme. Shohim guxim te liderët e Maqedonisë dhe Greqisë. Përparimi në Bosnje nuk është aq i shpejtë. Në Beograd shohim lëvizje të reja sa i përket marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve (me Kosovën). Shpresojmë se zgjidhja e pranueshme dhe e qëndrueshme do të gjendet shpejt", - tha Scott, cituar nga Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

Thaçi dhe Vuçiç kanë shpalosur së voni idenë e ndryshimit të kufijve, si zgjidhje e mundshme e mosmarrëveshjeve midis dy vendeve. Mogherini ka thënë se çdo zgjidhje është e pranueshme përderisa është në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.

[caption id="" align="alignnone" width="1023"]Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Beograd, Kyle Scott. Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Beograd, Kyle Scott[/caption]

Të këshilluara

BBC: Ashpërsohet lufta tregtare SHBA-Kinë

Lufta tregtare midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës u agravua edhe më tepër, pasi të dyja palët shpallën tarifat e reja për mallrat e njëra-tjetrës. Dy supe...

20:08

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI