Flash

Ç’fsheh loja e Ramës me Air Albania?

Lapsi.al 19 September 2018
Ç’fsheh loja e Ramës me Air Albania?

Mënyra pompoze si kryeministri veproi me inagurimin e Airi Albania nuk përbën ndonjë krim. Më kot prej ditësh po i nxjerrin se kompania me flamurin shqiptar nuk është licensuar akoma. Më kot po reken të tregojnë tabelat se ende fluturimi rrezulton si kur e ka kryer Turkish Airlines. Më kot verifikojnë oraret e linjës Tiranë - Stamboll që janë të njëjta me ato që kryente më parë kompania turke.

Të gjitha këto denoncime që bëhen për të diskredituar gënjeshtrat e Ramës, e kanë jetën të shkurtër. Sepse e gjitha është thjeshtë çështje kohe.

Pas disa ditësh apo javësh, Air Albania do të licensohet. Në tabelat e aeroporteve do të fshihen simbolet TK, për tu zëvendësuar me ato Al dhe gjithëçka do të funksionojë normalisht.

Pra mëkati i Ramës qenkësh se ka mashtruar me disa ditë, ose thjeshtë se ka vënë tiganin në zjarr, kur peshkun e kishte ende në det.

Dhe në krahasim me “gjëmat” e tjera të tij, kjo nuk është ndonjë ngjarje që duhet mbajtur shënim.

Por ama, ndryshe nga sa u tha më sipër ky episod tregon diçka shumë më të madhe. Fakti se Rama nxitoi të organizonte ceremoninë e inagurimit, përpara se të kishte në rregull kompaninë, është telbi i mënyrës se si ai bën politikë. Kjo ngjarje është e njësoj e ngjashme m atë të kohës kur ai zbriti në arenë: Duke bërë “kthimin në identitet të ministrive”, të cilat i leu vetëm nga përpara. Ajo përkon si dy pika uji edhe me fushatën e tij të të fundit elekorale, ku i çuditi njerëzit me dajre, brekushe dhe atlete, por pa i treguar asnjë rrjesht program. Sepse ky është Edi Rama, njeriu që do të të shesë formë, pa të dhënë thelb.

Dhe kjo është edhe historia me Air Albania, avionin që e leu, i ngyrosi flamurin, i vendosi emrin, e hodhi në Facebook dhe iorgnizoi edhe ceremoninë, pa licvensuar ende kompaninë. Sepse thirja e shout ëshë gjithnjë më e madhe sesa puna reale.

©Lapsi.al

Të këshilluara

Shqiptarët dhe Trauma e Kufirit

Po e nisi këtë tekst nga një premisë e psikanalizës së Frojdit. E gjithë jeta e njeriut, thotë Frojdi, është njëlloj ballafaqimi me simptomat e traumave të fëmi...

18:20

Tre herë jo aventurave të Thaçit

Nga Arbër Zaimi Dikush argumenton: meqenëse kufiri mes Kosovës e Serbisë është rezultat i disa padrejtësive historike dhe i disa planeve shoviniste, atëherë ...

14:50

ide

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI