Flash

Beteja e Champions: Messi thërret, a do përgjigjet Ronaldo?

Lapsi.al 19 September 2018
Beteja e Champions: Messi thërret, a do përgjigjet Ronaldo?

Lionel Messi mbetet protagonist e në Champions cështja është gjithnjë e më personale me Cristiano Ronaldon. Dy "të tmerrshit" e kompeticionit janë për vitesh në një garë të cmendur për të pushtuar rekordet e kompeticionit më të rëndësishëm europian për klube. Mbrëmja e madhe e argjentinasit, me tregolëshin e shënuar kundër PSV Eindhoven, është edhe ajo që bën diferencën për momentin.

Messi është tre gola përpara (63) kundër 60 të portugezit në ndeshjet e luajtura në fazën e grupeve, por Ronaldo do të zbresë sonte në fushë në transfertën spanjolle ndaj Valencias. Jo vetëm kaq, sepse Pleshti i Barcelonës i ka marrë Ronaldos edhe një tjetër rekord atë të më shumë tregolshave në Champions. I 8 për argjentinasi ai i shënuar në Kamp Now, ndërsa CR7 mbetet me 7 dhe është më i karikuar se kurrë për sfidën në Mestalla.

Golat e shënuar kundër hollandezëve të PSV e kanë bërë Messin të jetë lojtari i dytë që shënon për 14 sezone radhazi në Champions (i pari gol në nëntor 2005 kundër Panathinaikos), duke arritur ish-lojtarin e Real Madrid, Raul e duke kaluar kështu Cristiano Ronaldon, që në fakt debutimin do ta bëjë sonte me Juventus.

Ronaldo megjithatë mbetet shënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në Champions me 120 gola (kundër 103 të Messi) e në mbrëmje ka vënë në shënjestër Valencian.

Të këshilluara

ide

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Një moment vendimtar për Shqipërinë

Është hera e parë që shqiptarët ndihen se mund ta formësojnë debatin kombëtar pa pritur që partitë politike të marrin drejtimin. Përvoja na mëson se demokracia varet jo vetëm nga zgjedhjet, por edhe nga qytetaria aktive mes tyre.

15:53 Ditmir Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.29

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI