Flash

Air Albania/ Koncesionari i aeroportit 'Nënë tereza' rrezikon fluturimin low cost

Lapsi.al 19 September 2018
Air Albania/ Koncesionari i aeroportit 'Nënë tereza'

Belinda Balluku, kreu i “Albcontrol”, deklaroi në studion e “Top Show” se “çmimet e “Air Albania” do të jenë absolutisht shumë të lira”.

“Në tregun shqiptar ka shumë abuzime me çmimet e biletave. Çmimet tani do të jenë absolutisht shumë të lira”, - u shpreh ajo.

Por z. Balluku nuk shpjegon sa të lira do të jenë dhe si do të arrihet kjo gjë. Kujtojmë se në situatën e deritanishme me aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës ‘Air Albania’ është e detyruar që t’i nënshtrohet tarifave që aplikohen nga koncesionari duke bërë që në çmimet të mos rezultojnë edhe aq të lira siç pretendohet.

Në kontratën aktuale të koncesionit lejohet rishikimi i tarifave të shërbimeve në rritje, në situatat kur rriten kostot, por nuk lejon rishikimin e tarifave të shërbimeve në ulje.

Në qershor të këtij viti, qeveria nisi procedurat për krijimin e shoqërisë “Air Albania”. Tre ortakët e saj janë “Albcontrol” me 10%, që përfaqëson palën shqiptare, dhe dy subjekte të tjera, “Turkish Airlines” dhe “MDN Investment”, përkatësisht me 49 dhe 41%.

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI