Flash

VIDEO/ Nis shembja e ndërtimeve në Jalë, banorët konfrontohen me IKMT

Lapsi.al 18 September 2018
VIDEO/ Nis shembja e ndërtimeve në Jalë, banorët

 Inspektorati Kombëtar i Mbrojtës së Territorit, ka nisur mëngjesin e sotëm aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje në Jalë për është hasur në kundërshtimin e banorëve dhe bizneseve.

Mirëpo, banorët janë ankuar pasi nuk janë njoftuar për një vendim të tillë. Ata janë shprehur se dhomat janë ende me pushues. Ndërkohë momentalisht situata është përkeqësuar pasi banorët kanë bërë rezistencë, ndërsa në pamjet e mëposhtme shihet një vajzë e mitur e cila qan dhe nuk pranon të prishet objekti. Banorët kanë theksuar se janë me dokumenta të rregullta dhe se çështjen e kanë apeluar edhe në gjykatë.

 “Jemi me dokumente të rregullta dhe duan te na nxjerrin me dhunë nga prona e jone. Kemi bërë mbivendosje mbi pronën tonë dhe çështjen e kemi apeluar. Tani presim vendimin e gjykatës. Nuk kemi marrë asnjë njoftim zyrtar për aksionin, por na kanë njoftuar vetëm me gojë”- shprehen banorët.

https://www.youtube.com/watch?v=UI0nkdYQ_WI&feature=youtu.be

Të këshilluara

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë

Mbrëmjen e sotme ka pasur të shtëna me armë zjarri në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur pranë Policisë Bashkiake. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes. Nuk rap...

22:33

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI