Flash

Asllani, askush në Serie A nuk e do: hapet pista arabe për Interi, Al Jazira kërkon shqiptarin

Kristjan Asllani, mesfushori shqiptar i cili ka pasur disa eksperienca huazimi, duket se nuk bën pjesë në planet e Interit. Ndërsa drejtuesit zikaltër kërkojnë një zgjidhje për të ardhmen e tij para mbylljes së merkatos, një mundësi e re është hapur në Lindjen e Mesme. Klubi i Al Jazira-s ka shfaqur interes serioz, megjithëse preferencat e palëve për transferimin ndryshojnë.

15:20

Gjendet drogë në burgun 313

Gjenden substanca narkotike në burgun e sigurisë së lartë të 313 në “Jordan Misja”. Raportohet paraprakisht për ...

13:25

Vettingu në politikë/ Basha kërkon të shprehet pro ose kundër, Rama i kthen përgjigje ironike

Lapsi.al 18 September 2018
Vettingu në politikë/ Basha kërkon të shprehet pro ose

Pa më herët ditën e sotëm, kreu i PD-së, Lulzim Basha nisi nismën për Vetting në Politikë. Ai dërgoi në Kuvend projektligjin e kësaj nisme, por deri më tani nuk dihet se si do të procedohet me këtë projektligj.

Në një bashkëbisedim me gazetarët, kryetari Lulzim Basha u pyet lidhur me faktin se cilët do të jenë mekanizmat që do të përdoren për Vettingun në politikë dhe se kush institucione ndërkombëtare do ta mbikëqyrin atë, lideri opozitar u tregua i rezervuar. Ai tha se si fillim presin qëndrimin e Ramës lidhur me këtë çështje, nëse ky i fundit është pro apo kundër Vettingut në politikë.

PD dhe opozita ka një plan të detajuar për 5 rregullat ku do të mbështetemi. E para dhe kryesorja për vettingun në politikë është shprehja e pro tij. Ndaj duhet të votojmë amendamentet kushtetuese. Unë nuk do të lejoj që asnjë lloj diskutimi të merret peng nga diskutime teknike. Procedura si arrihen faktet e keni në Kushtetutë. Këto janë parimet dhe për gjithçka që ka te bëjë me zbatimin e vettingut në politike do t’i paraqesim detajet dhe do i çojmë në Kuvend. Por jo para se Rama të jetë shprehur qartë para shqiptarëve jo më me fjalë, por me votë. ‘Jam pro apo kundër Vettingut në politikë’. Të enjten duhet të mblidhet Komisioni i Legjislacionit. Më pas do të veprojmë hap pas hapi që rrjeta e vettingut në politikë mos të lërë as peshq e as balena që të rrëshqasin nga rrjeta”, - tha Basha.

Fill pas kësaj deklarate të Bashës ka reaguar edhe kryeministri Rama përmes Twitter-it. Rama ka vendosur t’i përgjigjet me ironi Bashës duke thënë se nuk ka shans për të marrë pushte në zgjedhje, dhe se ishte pro Vettingut.

Ai krimineli është shoku i burrit të motrës së kundërshtarit tim. Mamaja e tij ka lidhje me tre komshi kriminelë. Krushku i njërit është trafikant që del i lidhur me kundërshtarin tim. Shans për të marrë pushtet me zgjedhje unë s’kam. Prandaj dua Veting për lidhjet e tij me krimin”, - shkruan Rama.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

38°c

KËMBIMI EURO

92.44

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama ndërron sërish makinën/ Një Mercedes S-Class i ri për "asketin" e kryeministrisë

Edi Rama ka treguar se si shpesh kalon 48 orë vetëm me ujë, se në 12 vite ka ngrënë në restorant rreth 30 herë me familjen dhe se fluturimet e tij private i bën në Economy Class; por në rrugë, kryeministri është shfaqur me versionin më të ri të Mercedes-Benz S-Class, një mjet që për të disatën herë ia gris imazhin e liderit “asket”, duke e sjellë të dobët përballë privilegjeve të pushtetit

17:24

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI