Flash

Prishjet e banesave në Jalë, kreu i IKMT-së kërcënon deputetin: Do e mbash mend se kush jam (VIDEO)

Lapsi.al 18 September 2018
Prishjet e banesave në Jalë, kreu i IKMT-së kërcënon

Dy deputetët e PD-së që ndodhen në Jalë, po po prishen që prej mëngjesit disa banesa, kanë reaguar përmes një deklarate. Agron Shehaj thotë se aksioni ka për qëllim t’ja lerë bregdetin Edi Ramës dhe oligarkëve të tij. Ai pretendon gjithashtu se është kërcënuar teksa ndodhej aty për të mbështetur banorët.

“Shteti është i kapur nga banditë. Në një kohë që kërcënon deputetë të Parlamentit të Shqipërisë, duke më thënë “Do e mbash mend se kush jam”, imagjinoni se çfarë mund të bëjë me këta njerëz këtu. Mesazhi është e duhet të bashkohemi të gjithë bashkë, është e vetmja mundësi”, tha Shehaj.

Ndërkohë deputetja Nadire Meçorapaj denoncon dhunën e ushtruar nga policia dhe thotë gjithashtu se banorët nuk kanë patur njoftim për këtë aksion, si dhe nuk ka asnjë projekt që të justifikojë prishjet e banesave.

“Është e papreçedëtë që të arrestohen banorët dhe një familje e tërë dhe një vajzë 14 vjeç e cila është marrë zvarrë prej leckash, sepse kërkon të mbrojë pronë dhe tokën e tyre. Janë të lindur këtu. Janë autoktonë. Kjo pronë nuk është e asnjë qeveritari, nuk është e asnjë pushtetari. Është atyre që kanë lindur dhe meritojnë ta gëzojnë”, tha Meçorapaj.

Lapsi.al sjell më poshtë videon nga përplasja mes deputetëve të opozitës dhe kreut të Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit.

©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI