Flash

PD hyn në Kuvend, Rama pranon dekretin e Presidentit për Teatrin

Lapsi.al 18 September 2018
PD hyn në Kuvend, Rama pranon dekretin e Presidentit për Teatrin

Opozita është rikthyer në Kuvend teksa u miratua në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese, dekreti i presidentit Meta për Teatrin, ligj të cilin kreu i shtetit e riktheu për shqyrtim duke argumentuar shkeljet. Mbledhja e komisionit është zhvilluar me debate mes anëtarëve të opozitës dhe mazhorancës. 

"Kemi arritur në konkluzionin e pranimit të dekretit të Presidentit. Nuk është rasti i parë që Kuvendi pranon dekretin e presidentit. Pas shqyrtimit të kujdesshëm në lidhje me këtë ligj kemi ndërmarrë disa diskutime me disa individë të ndryshme apo sugjerime. Pas diskutimeve kemi arritur sot në një draft propozim në lidhje me me amendimet që do të bëjmë për këtë ligj. Pra do të pranojmë dekretin e presidentit duke ndërhyrë në disa nene të vecanta", tha kryetari i komisionit, Eduard Shalsi. 

"Qenken në siklet për etikën por nuk jeni në siklet për vjedhjen që po bëhet me anë të ligjit që ju miratuat me 74 vota. Nuk është e cuditshme që sa herë ka një projekt të tillë korruptiv del emri i Ilir Beqjas. Një dekret o votohet pro o kundër. Unë nuk e kuptoj ca janë amendimet e një dekreti që është shumë i qartë. Ligji Rama-Fusha është antikushtetues dhe anti kriminal", tha deputetja e PD-së, Albana Vokshi 

©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI