Flash

Milani zgjedh Gallianin e ri, vjen nga Arsenal

Lapsi.al 18 September 2018
Milani zgjedh Gallianin e ri, vjen nga Arsenal

Ivan Gazidis do të jetë administratori i deleguar i Milan duke filluar nga 1 dhjetor 2018. Pas një tratative të gjatë kanë arritur njoftimet zyrtare të klubit kuqezi dhe Arsenal. Menaxheri afrikano-jugor, largohet nga londinezët pas 10 vjetësh, me destinacionin e ri Milanon: "Jam entuziast të pranoj këtë sfidë të re e do bëj gjithcka mundem për ta kthyer Milan në majë".

Fjalë të rëndësishme të thëna nga drejtuesit i ardhshëm i kuqezinjve: "Kam mundësinë të nis punën duke u mbështetur tek një grup lojtarësh të talentuar, tek kolegë që punojnë me maksimumin e impenjimit e tek lidershipi sportiv i Leonardo, Maldini e Gattuso".

Menjëherë pas zyrtarizimit ka ardhur edhe urimi mirëseardhës i presidentit të Milan Paolo Scaroni: "Që nga nisja e projektit tonë për Klubin, detyra e administratorit të deleguar ka qenë prioritet mbi të cilën kemi punuar me kujdes për të arritur në zgjedhjen më të mirë të mundshme. Ivan Gazidis do të sjellë tek Milan një kontribut të jashtëzakonshëm eksperience dhe aftësie. Ka patur një rol të rëndëishëm të zhvillimit të futbollit profesionist në SHBA dhe e coi Arsenal në elitën e futbollit Europian. Jemi të sigurtë se do ta realizojë këtë edhe tek Milan".

Gazidis do të marrë kështu detyrën, që përkohësisht e ka mbuluar presidenti Paolo Scaroni. Drejtuesi afrikano-jugor ka eksperiencë të madhe në futboll dhe ka qenë drejtori ekzekutiv i Arsenal nga 2008. Më parë, ka qenë ndër themeluesit e Major League Soccer nga 1994 ndërsa në 2001 ishte zv/presidenti i Ligës.

Të këshilluara

ide

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Një moment vendimtar për Shqipërinë

Është hera e parë që shqiptarët ndihen se mund ta formësojnë debatin kombëtar pa pritur që partitë politike të marrin drejtimin. Përvoja na mëson se demokracia varet jo vetëm nga zgjedhjet, por edhe nga qytetaria aktive mes tyre.

15:53 Ditmir Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.29

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI