Flash

Lufta tregtare me Kinën, SHBA shton 200 miliardë dollarë tarifa të tjera

Lapsi.al 18 September 2018
Lufta tregtare me Kinën, SHBA shton 200 miliardë dollarë tarifa

Lufta tregtare mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës është përshkallëzuar më tej.

Uashingtoni lajmëroi fazën e tretë dhe më të madhe të tarifave kundrejt mallrave kineze, që kapin vlerën e 200 miliardë dollarëve.

Në total nga masat e ashpra preken të paktën 6 mijë produkte aziatike, kryesisht industria ushqimore dhe ajo e tekstileve.

Presidenti Donald Trump i cilëson të padrejta marrëveshjet tregtare të lidhura me vendin aziatik. Më herët SHBA-të vendosën tarifa për mallra që kapnin në total 50 miliardë dollarë, ndërsa Trump kërcënon se do të mbulojë me tarifa të gjithë importin kinez, plot 500 miliardë dollarë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI