Flash

Lirimi i Ermal hoxhës nga burgu, Reagon Basha: E nxorën se nuk tregoi emrin e Olsi Ramës

Lapsi.al 18 September 2018
Lirimi i Ermal hoxhës nga burgu, Reagon Basha: E nxorën se nuk tregoi

Pas lirimit të Ermal Hoxhës nga burgu, vjen reagimi nga kryetari i PD-së Lulzim Basha. Në një bashkëbisedim me gazetarët Basha tha me ironi se Hoxha u lirua për sjellje të mirë se nuk nxori emrin e Olsi Ramës, pasi sipas tij ky i fundit ishte drejtues i laboratorit të kokainës në Xibrakë.

“Ermal Hoxha u liria për sjellje të mirë se nuk nxori emrin e Olsi Ramës. Ai ishte drejtuesi i Xibrakës. Por nuk ka mizë nën kapele. Edhe Saimir Tahiri u vërtetua se kishte dalë nga Mali i Zi për në Itali, i jep mbështetje politike. Rama është arkitekti i trafikut të drogës në Xibrakë. Tahiri dhe Xhafaj kanë prova për trafikun e Olsi Ramën. Ish-ministri dhe ministri e mbajnë peng vendin” tha Basha.

Ermal Hoxhës u dënua për trafik droge pas zbulimit të laboratorit të kokainës në Xibrakë, ndërsa doli nga qelia pas lirimit me kusht pas i kishin ngelur edhe 1 vit e 6 muaj burg.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI