Flash

Grabitën me armë të huajt, arrestohet një nga autorët

Lapsi.al 18 September 2018
Grabitën me armë të huajt, arrestohet një nga autorët

Një 28-vjeçar nga fshati Aliaj në Malësinë e Madhe është vënë në pranga ditën e sotme, pasi akuzohet për vjedhje me dhunë.

Sipas policisë së Shkodrës, 28-vjeçari Albion Shabaj, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, me një automjet në përdorim të tij, duke transportuar 6 shtetas të huaj nga vendet e treta me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit, në lagjen Pepaj, fshati Hot, Malësi e Madhe, u kanë marrë disa shtetasëve pakistanezë nën kërcënimin e armës 780 Euro, 2 aparate celularë, dhe 6 çanta shpine.

Pas hetimit, uniformat blu bënë të mundur identifikimin dhe arrestimin e 28-vjeçarit Shabaj, ndërsa po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit tjetër të kësaj ngjarje.

Sakaq, në cilësinë e provës materiale është sekuestruar automjeti me të cilin shtetasi i arrestuar po transportonte shtetasit e huaj, si dhe po punohet për gjetjen e automjetit tjetër.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprat penale të “Vjedhje me dhunë” dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Të këshilluara

Krujë, sulmohet me armë zjarri një banesë

Një banesë në qytetin e Krujës është sulmuar me armë zjarri. Sipas Policisë së Krujës, një 28-vjeçar me inciale A.I. ka bërë kallëzim në polici për këtë ngja...

17:48

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI