Flash

'Çmenduri' në Elbasan, bashkia jep me qira shkollën e restauruar para 5 vitesh

Lapsi.al 18 September 2018
'Çmenduri' në Elbasan, bashkia jep me qira shkollën e

Shkolla e mesme “Katundi i Ri” në Bradashesh të Elbasanit është ndërtuar në vitin 2013 me një investim të qeverisë shqiptare që kap vlerën 1.6 milionë lekë. Nga ajo kohë deri më sot, kjo shkollë, e cila ishte planifikuar si shkollë e mesme, nuk i ka hapur asnjëherë dyert.

Gazetarët e Fiksit shkuan tek kjo shkollë, por e kishin të pamundur të xhironin brenda godinës pasi rrethimi i saj ishte e mbyllur.

Në këto kushte, Fiksi iu drejtua Bashkisë Elbasan për të marrë një përgjigje mbi arsyen e moshapjes së shkollës. Ky institucion në përgjigjen e tij me e-mail thotë se këshilli bashkiak ka vendosur që këtë godinë ta japë me qira, pa ia ndryshuar destinacionin, ndërkohë oferta që bashkia publikon për dhënien me qira është 75 lekë metri katror.

Sipas kësaj shkrese të Bashkisë Elbasan, arsyeja kryesore e moshapjes së kësaj shkolle ishte mungesa e numrit të nxënësve.

Gjithashtu, në shkresë thuhet se kjo ndodh pasi pozicioni i shkollës është jo i favorshëm dhe nxënësit e kësaj njësie e kanë më të lehtë të shkollohen në qytet.

Kështu, sipas bashkisë, për të mos lënë godinën të amortizohet, është menduar që ajo të jepet me qira, me kushtin që të mos ndryshohet destinacioni i funksionit primar, pra që të mbetet sërish shkollë.

Jo më publike, por një shkollë private.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI