Flash

Brexit/ Presidenti i KE Tusk kërkon samit të jashtëzakonshëm

Lapsi.al 18 September 2018
Brexit/ Presidenti i KE Tusk kërkon samit të jashtëzakonshëm

Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk deeklaroi se një samit i jashtëzakonshëm europian kushtuar Brexit do të jetë i nevojshëm në muajin nëntor për arritjen e një marrëveshjeje të "divorcit” brenda afateve të caktura.

Të 28 krerët e shteteve dhe qeverive të Bashkimit Europian do të takohen të mërkurën në Salzburg (Austri) për të diskutuar fazën përfundimtare të negociatave të ”divorcit” dhe mundësinë për të thirrur një tjetër Këshill Europian në nëntor.

Lideri polak bën me dije se ”divorci” duhet të finalizohet në kohë në mënyrë që Britania e Madhe të mund të largohet siç parashikon BE-ja në mars të vitit 2019.

"Në këtë takim në Salzburg, i planifikuar për dy ditë, kërkoj që ne të studiojmë dhe të analizojnë progreset në këto negociata dhe të nisim fazën e ardhshme’’, vuri theksin presidenti i Këshillit Europian, organi që përfaqëson 28 shtetet anëtare.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI