Flash

Tronditet Laçi, 4 të plagosur me armë zjarri. Detaje nga ngjarja

Lapsi.al 17 September 2018
Tronditet Laçi, 4 të plagosur me armë zjarri. Detaje nga

Katë persona janë plagosur me armë në dalje të qytetit të Laçit pas një sherri të çastit.

Sipas raportimeve të para, policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar autorin e krimit.

Sherri dyshohet ka ndodhur mes dy grupeve por ende nuk dihen motivet e sakta të konfliktit. Ngjarja ka alarmuar banorët dhe bizneset, ndërsa policia ka ngritur postblloqe të shumta në qytet deri në qartësimin e situatës. Më poshtë informacioni paraprak i dhënë nga policia.

Sot, rreth orës 17:02 është marrë njoftim tek Salla Operative, se në Sanxhak në Kurbin, ka ndodhur një plagosje me armë zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat policore që kanë konstatuar shtetasi G.G.ka plagosur me armë zjarri 3 shtetas, I.Sh., B.Sh. dhe G.Sh. të cilët ndodhen në spitalin e Traumës në Tiranë, nën kujdesin mjekësor. Motivi dyshohet pas një konflikti të çastit ndërmjet tyre. Gjithashtu, në spital për ndihmë mjekësore ndodhet edhe shtetasi G.G., pasi gjatë konfliktit fizik ka pësuar lëndime, ku i është bërë edhe arrestimi. Në cilësinë e proves materiale është sekuestruar arma e zjarrit tip automatik. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, ndodhen në vendngjarje e po hetojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI