Flash

Shkatërrohet grupi italo-shqiptar i kokainës në Itali, lidhje me Sacra Corona Unita (Emrat)

Lapsi.al 17 September 2018
Shkatërrohet grupi italo-shqiptar i kokainës në Itali, lidhje me

Kanë dalë emrat e 6 shqiptarëve të arrestuar në operacionin “Miqtë e Mi” të zhvilluar në Leçe mëngjesin e sotëm ku u arrestuan 10 persona. Grupi i trafikut të drogës vepronte në Gallipoli, në provincën e Lecces dhe merrej kryesisht me trafik kokaine.

6 shqiptarët vepronin në këtë zonë, ndërkohë që identitetet e tyre janë:

Sajmir Sejdini datëlindja 1991

Klodian Shehaj 36 vjeç,

Daniel Gjoci, 20 vjeç

Roxhers Nebiu 27 vjeç

Enri Shenaj, 25 vjeç

Rrapush Tafa datëlindja 1993,

Bashkë me ta janë arrestuar edhe 5 italianë, identitetet e të cilëve janë:

Vincenzo De Matteis, 43 vjeç

Vëllezërit Luca dhe Paskale di Battista, 26 dhe 32 vjeç

Gilberto Perrone, datëlindja 1996

Domenico Scala, datëlindja 1997

Droga është kapur nga njësia Operative e karabinierëve të Gallipolit, që kanë dyshuar tek grupi dhe kanë gjetur se ata trafikonin kokainë në vlerën e 360 mijë eurove. Grupi vepronte me një metodë precise dhe tejet efikase, të quajtur “drogë dhe ngit makinën”. Droga kushton 60 euro për gjysmë grami kokainë, dhe shitej duke kaluar nga një makinë tek tjetra.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI