Flash

Shehaj denoncon ligjin e ri të Ramës: Tjetër formë për grabitjen e tokave!

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj thotë se projektligji i mazhorancës për kalimin në pronësi të shtetasve të huaj të tokës bujqësore shqiptare është një tjetër mekanizëm i kryeministrit Edi Rama për të vjedhur tokat e qytetarëve shqiptarë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i Mundësia thekson se përmes këtij projektligji, tokat publike që […]

14:35

Sherri Babastars-OTR, Noziy kërkon falje në gjykatë

Lapsi.al 17 September 2018
Sherri Babastars-OTR, Noziy kërkon falje në gjykatë

Çështja e përleshjes midis dy labelë-ve “OTR” dhe “Babastars” në datën 13 shtator të vitit 2016 në Prishtinë, tani i përket gjykatës. Pjesë e “OTR” është reperi Noizy ndërsa pjesë e “Babastars” është Cozman. Kjo çështje është duke u shqyrtuar tashmë në Gjykatën Themelore të Prishtinës ku është mbajtur edhe seanca fillestare.

“KALLXO.com” ka arritur të sigurojë aktakuzën në të cilën prokuroria shpjegon veprimet e të gjithë pjesëmarrësve në këtë përleshje. Sipas aktakuzës përsoni i akuzuar është Rigels Rajku, i njohur në botën e muzikës si Noizy, ndërsa pala paditëse është Ylber Abdullahu i njohur si Cozman.

Në aktakuzë sqarohet se Noizy ka sulmuar fizikisht Albert Krasniqin dhe Ylber Abdullahun, pasi këta të fundit kanë hyrë në parking.

“Noizy fillimisht i është vërsulur Cozman-it të cilit i është afruar ndërsa ishte duke ndenjur në automjetin e markës “Range Rover” dhe me grusht e ka goditur në pjesën e tëmthit dhe e ka shtyrë në automjet, si rrjedhojë i dëmtuari ka pësuar edhe disa goditje të tjera. Më pas, Noizy ka kaluar nga ana tjetër e automjetit, nga vendi i pasagjerit dhe e ka goditur me grusht në anën e djathtë të fytyrës në pjesën e buzëve Abdullahun.”-thuhet në dokument.

Organi i akuzës gjithashtu sqaron se plumbi në trupin e tij ka ardhur nga i akuzuari tjetër Albert Krasniqi, pasi që ky i fundit kishte qëlluar me dy fishekë, njëri nga të cilët ka përfunduar në trupin e Noyz-it, i cili më pas i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale për heqjen e plumbit.

Në aktakuzë sqarohet se i akuzuari Albert Krasniqi kishte qenë së bashku me ‘Cozman’ në makinë dhe pasi ka ardhur në parking, është sulmuar nga Noizy, ku në një moment ka nxjerrë nga xhepi pistoletën në fjalë.

Krasniqi akuzohet nga prokuroria për kryerjen e tre veprave penale. Akuzë është ngritur edhe ndaj shtetasit Elvis Hyseni i cili në momentin e ndërhyrjes së policisë ka sulmuar fizikisht Krasniqin.

Ndërsa Visar Shala, i njohur si ‘Skivi’, do të ketë vetëm rolin e dëshmitarit në këtë proces gjyqësor.

Të këshilluara

Vijon debati mes Taynës dhe Fifit

Rivaliteti mes Taynës dhe Fifit është një nga temat më të diskutuara së fundmi. Kënga e fundit e Fifit, “Habibi” është komentuar si Diss ndaj Taynas pasi në një...

15:34

Klohe tregon pse zgjodhi Kim si kumbarë

Pak muaj më parë Khloe Kardashian solli në jetë fëmijën e saj të parë të quajtur, True. Mes motrave ajo zgjodhi Kim Kardashian për ta pagëzuar të bijën. E pyetu...

15:35

Ku do ta shohim Bora Zemanin këtë sezon

Bora Zemani i dha fund rrugëtimit të saj në “Top Channel”pasi moderatorja kishte pasur disa konflikte me drejtuesit e kësaj platforme televizive. E pyetur pë...

14:18

Ermal Meta prezanton familjen e tij (FOTO)

Ermal Meta ditën e djeshme ka pasur një gëzim në familjen e tij, pasi motra e tij është martuar. Ermali ka postuar një foto me të në rrjetet sociale dhe i ka...

14:02

Edhe Adriana Lima bie pre e fotove nudo (Foto)

Modelja e famshme Adriana Lima vazhdon të jetë një ndër femrat më të pëlqyera në botë. 37-vjeçarja i ka bërë një “dhuratë” të madhe fansave të saj, duke pozuar ...

12:59

Eliza Dushku tregon fotot e dasmës (FOTO)

Eliza Dushku i dha fund beqarisë muajin e kaluar në një ceremoni private. Eliza dhe bashkëshorti i saj 54-vjecar, Peter Palandijan kurorëzuan dashurinë e tyre n...

12:35

ide

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI