Flash

Po punonte për rrugën, humb jetën 24-vjeçari në Librazhd

Lapsi.al 17 September 2018
Po punonte për rrugën, humb jetën 24-vjeçari në

Një 24-vjeçar, punëtor mirëmbajtjeje rruge, humbi jetën teksa po punonte në Librazhd pasi dyshohet se ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.

24-vjeçari me iniciale D.L. banonte në Pogradec.

“Në spitalin e Librazhdit është dërguar pa shenja jete shtetasi D.L., 24 vjeç, banues në Pogradec, i cili ishte punëtor i mirëmbajtjes së rrugës, ku gjatë punës në fshatin Xhyre, Librazhd, dyshohet se ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe si pasojë ka gjetur vdekjen”, deklaron zyrtarisht policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, por paraprakisht dyshohet se ngjarja është aksidentale.

Në aksin Librazhd-Prrenjas janë duke u kryer punime nga ARRSH, konkretisht në fshatin Xhyrë të Njēsisë Administrative Hotolisht, aktualisht janë duke u kryer punime në një segment ku ka patur dëmtime të rrugës si pasojë e rrëshkitjes së tokës. Për këtë arsye dyshohet se 24-vjeçari ka rënë aksidentalisht në kontakt me rrjetin elektrik nëntokë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI