Flash

Ndryshimi i kufijve, presidenti Trump do të presë presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi

Lapsi.al 17 September 2018
Ndryshimi i kufijve, presidenti Trump do të presë presidentin e

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në fillim të javës së ardhshme do të takohet me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Nga burime diplomatike mësohet se Thaçi dhe Trump do të flasin për iniciativën e përkrahur nga SHBA-ja për korrigjimin e kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Një gjë e tillë ishte krejtësisht e pritur pas deklaratave të dhëna ditë më parë nga këshilltari për siguri i presidentit Trump, John Bolton.

Në një konferencë me gazetarë në Kiev të Ukrainës, Bolton kishte thënë se politika amerikane është që, nëse të dyja palët mund të punojnë me njëra-tjetrën për të arritur një marrëveshje, SHBA-ja nuk përjashton korrigjimet territoriale, raporton KP.

Presidenti Thaçi dhe presidenti amerikan, Donald Trump, mësohet se do të bisedojnë edhe për marrëdhëniet bilaterale dhe zhvillimet në Ballkanin Perëndimor, me theks të veçantë për procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për arritjen e marrëveshjes paqësore.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI