Flash

Ndjekie në Ankona, 34-vjeçari shqiptar kapet me 100 mijë euro kokainë

Lapsi.al 17 September 2018
Ndjekie në Ankona, 34-vjeçari shqiptar kapet me 100 mijë euro

Policia italiane arrestoi një 34-vjeçar shqiptar në Ankona, i cili mbahej nën vëzhgim prej kohësh, pasi merrej me shitje të lëndëve narkotike.

Sipas medias italiane, shqiptari i arrestuar është një 34-vjeçar me iniciale E.D.

Pasi u ndalua, policia i sekuestroi 2.5 kg kokainë shqiptarit me iniciale E.D. Nëse kjo sasi droge do të shitej në treg, do kapte vlerën e 100 mijë eurove.

Shqiptari ka tentuar t’i largohet policisë me makinën tip “Pezho”, i cili po lëvizte me shpejtësi 150 km/h, por nuk ka mundur t’i shpëtojë ndjekjes.

Pas arrestimit, policia italiane ka vijuar kontrollet në banesën ku jetonte shqiptari, ku u gjetën dhe u sekuestruan 500 euro dhe disa prova komprometuese. Shqiptari është dërguar në burgun e “Montacuto” deri në pritjen e dhënies së dënimit nga drejtësia e vendit fqinj.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI