Flash

Ministri gjerman për Evropën: Ne jemi kundër ndryshimit të kufijve në Ballkan

Lapsi.al 17 September 2018
Ministri gjerman për Evropën: Ne jemi kundër ndryshimit të

Bashkimi Europian ka qëndrim kundër ndryshimit të kufijve në Ballkan. Kështu ka thënë dje në Beograd ministri gjerman për Evropë, Michael Roth, një qëndrim që zyrtarë të lartë të këtij shteti e përsërisin vazhdimisht. Por, sipas tij, jo vetëm Gjermania por edhe shumica e vendeve të BE-së janë kundër, kjo politikë, duhet të jetë edhe një alarm për Mogherinin dhe Hahn. Zyrtari i lartë gjerman ka theksuar se kundërshtimi i Gjermanisë për ndryshimin e kufijve është edhe pozicion i BE-së pasi shumica e shteteve ndajnë këtë opinion.

Sido që të jetë zyrtarët në Bruksel, Përfaqësuesja e Lartë Federica Mogherini dhe Komisioneri për Zgjerim, Johannes Hahn, kanë dhënë sinjale të qarta se nuk do t’i kufizojnë Thaçin e Vuçiqin që të negociojnë edhe korrigjimin e kufijve. Më insistues është shfaqur edhe Komisioneri Hahhn, vendi i të cilit ishte nikoqir i një takimi Thaçi – Vuçiq. Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi është duke insistuar më së shumti për korrigjimin e kufirit ndërkohë që Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq në një editorial që shkroi për mediat serbe tha se nuk është duke kërkuar territore në Kosovë, por të drejta për serbët.

Pala gjermane këtë qëndrim, që po cilësohen edhe si vija të kuqe të Gjermanisë kur bëhet fjalë për kufijtë në Ballkanin Perëndimor, pritet ta konfirmojë edhe të mërkurën në Tiranë, kur atje të mbërrijë kryediplomati Heiko Mass.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI