Flash

Koment/ Absurdi i Bashës, edhe me tregun çam edhe në betejë për vettingun e politikës

Lapsi.al 17 September 2018
Koment/ Absurdi i Bashës, edhe me tregun çam edhe në

Të gjitha mediat pranë PD njoftuan me pompë rikthimin e djalit plangprishës të të gjitha koalicioneve, Shpëtim Idrizit, në gjirin e aleancës së djathtë. Nga pikpamja numerike, dhe sidomos me votat e Tiranës në vigjilje të zgjedhjeve lokale, kjo nuk është një arritje e vogël për opozitën. Por ajo që kërcet dhe që stonon në sytë e publikut është fakti se kjo rimartesë (PDIU- u largua në 2014 nga opozita për tu bashkuar me koalicionin qeveritar deri në verën e 2017 pasi Rama i zboi në emër të luftës kundër tepsisë) po bëhet në kohën e një katharsisi moral, që pas fitores në betejën e dekriminalizimit, kërkon të pasurohet edhe me fitoren e luftës së sapofilluar për vettingun e politikës.

Po a shkojnë këto dy koncepte me këtë aleancë të re?

Ky është problemi. Sepse PDIU, nuk është thjeshtë një parti që është bërë qesharake me kapërcimet e shpeshta të ylberit. Ajo është me keq sesa kaq.

Në zgjedhjet e fundit, nga radhët e saj nuk u fut dot në kuvend asnjë nga figurat drejtuese. Aty arritën të depërtojnë vetëm ato forca që shkatërruan zgjedhjet e pjesshme në Dibër, aq shumë të anatemuara nga PD dhe ata deputetë të Elbasanit , që u detyruan të lënë me parlamentin si pasojë e betejave opozitare.

Pra, njësoj si profili për të cilin demokratët akuzojnë Ramën, PDIU, zgjodhi njerëz me asnjë lloj bindjeje apo ideje rreth çështjes çame që pretendon të mbrojë, por të fortë që mund të siguronin vota. Fakti është se të gjithë ata që ka vënë në lista Idrizi, sot janë deputetë të Ramës.

Kjo është ideologjia, kredoja dhe morali i PDIU.

Pyetja është: : i konvenon kjo PD? Ndoshta numerikisht po.

Po nëse qëllimi është ky, atëhere le të shikojë hallin e numrave dhe mos i çajë veshët shqiptarëve me bllofe propogandistike si dekriminalizimi dhe Vettingu i politikanëve.

Të dy këta kunguj nuk mund të qëndrojnë asesi nën sqetullën fraxhile të Bashës.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI