Flash

Fortuna/ Tre trajnerë të shkarkuar në katër javë kampionat

Lapsi.al 17 September 2018
Fortuna/ Tre trajnerë të shkarkuar në katër javë

Problemet në futbollin shqiptar janë evidente dhe në cdo sezon përsëriten me përpikmëri të frikshme. Futbollistë të papaguar, klube që prishin e ndërtojnë skuadra dy herë në vit, por mbi të gjitha mungesë e theksuar respekti e institucionit të trajnerit. Tre trajnerë të shkarkuar në katër javët e para është praktikisht record edhe për paqendrueshmërinë e futbollit tonë.

Bledar Devolli (ne foto djathtas) rezistoi vetëm tre javë në Kamëz. Edhe pse e filloi me fitore, duke mundur në debutim Tiranën 24 herë kampione, dy humbjet me Partizanin dhe Teutën në Durrës e nxorrën të pavlefshëm teknikun. Devolli u shkarkua menjëherë pas transfertës në Niko Dovana dhe në detyrë erdhi Klodian Duro.

Rekordmeni është Gersi Arbri i Tomorrit (në foto në qendër). Vetëm një ndeshje në detyrë, edhe në atë i pamundur, sepse përfundoi në barazim 1-1 me Lushnjen, por dorëheqje e parevokueshme. Atëherë Devolli ishte i lirë dhe nuk ngurroi të shkonte në Berat.

Një ndeshje më shumë në detyrë për Eriol Merxhën (në foto majtas), që pas dy humbjeve në krye të Elbasanit largohet nga verdheblutë.

“Rezultatet” janë justifikimi direkt i klubeve dhe drejtuesve, por këtu veprohet sikur të gjithë janë për titull dhe promocion dhe harrohet se përpara dy apo tre ndeshjeve vijnë projektet, ato që ideohen për një vit të tërë. Sigurisht që kjo mënyrë e të vepruarit e ka rrëzuar përtokë institucionin e trajnerit, që është ndër më të goditurit.

Janë ndryshuar trajnerë edhe pas arritjeve historike, ose pasi kanë ndërtuar ekipin, madje edhe kur kanë qenë në vendin e parë të renditjes. Gjithësesi, me këtyre cudirave shqiptare është edhe më anormale shkarkimi i tre trajnerëve në katër javë futboll, mes Superiores e Kategorisë së Parë.

Me këtë ritëm duke se do të tejkalohen shifrat e sezonit 2017-18 me 26 trajnerë të shkarkuar në një vit, vetëm në Superiore.

Të këshilluara

Video/ Milanit nuk i mjafton vetëm Higuain

Nuk i mjafton Milan goli i parë në kampionat i Gonzalo Higuain për të marrë suksesin kundër Cagliari e për tu kthyer nga Sardenja me tre pikë. Skuadra e Gattuso...

22:39

ide

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Një moment vendimtar për Shqipërinë

Është hera e parë që shqiptarët ndihen se mund ta formësojnë debatin kombëtar pa pritur që partitë politike të marrin drejtimin. Përvoja na mëson se demokracia varet jo vetëm nga zgjedhjet, por edhe nga qytetaria aktive mes tyre.

15:53 Ditmir Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.29

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Para vendimit/ Manovrat që Veliaj të lërë qelinë

A ekziston një pakt i ri Rama-Veliaj që parashikon nxjerrjen e kryebashkiakut nga burgu? Pse shefi i qeverisë e miratoi këtë radhë shkarkimin e Anuela Ristanit dhe pse atij mund ti volisë rikthimi i “Lalit’ në zyrë?

12:54

Greqia ul çmimet e ushqimeve, Rama: Nuk ndërhyjmë, nuk na e lejon “sistemi”

Qeveria greke ka ulur çmimet e më shumë se 1,700 produkteve përmes një marrëveshjeje me industrinë, furnitorët dhe supermarketet; në anën tjetër, qeveria shqiptare thotë se nuk mund të ndërhyjë te çmimet sepse e ndalon "sistemi" dhe premton vetëm “transparencë”, në një kohë kur shqiptarët po paguajnë ushqimet më shtrenjtë se mesatarja e Bashkimit Europian dhe me rritje çmimesh shumë më të lartë se fqinjët.

13:15

Me sytë katër

PAPARAZZI