Flash

Incident për United: në stacion Fellaini përdor shuplakat

Lapsi.al 17 September 2018
Incident për United: në stacion Fellaini përdor shuplakat
Nerva të tendosura në kampin e Manchester United, pavarësisht fitores me Watford. Në fakt, më tepër se rezultati, bezdinë Djajve të Kuq ia ka dhënë një tifoz, që në fund është konfrontuar me një lojtar të Manchester për të cilin nuk është aspak e këshillueshme të përplasesh: Marouane Fellaini. Lajmin e ka bërë të ditur Daily Mail, e ka ndodhur në stacionin e trenit, ndërsa Mourinho e lojtarët po prisnin të merrnin trenin që do ti kthente në Manchester. Një skenë deri diku e zakonshme, duke qenë se shumë klube të Premier League përdorin hekurudhën për transfertat e largëta. Kështu Djajtë e Kuq u pikasën nga një grup personash ndërsa prisnin trenin e tyre. Nga ajo që tregon tabloidi, një person filloi të filmonte lojtarët, duke komplimentuar fillimisht Lukakun për perfomancën pozitive kundër Watford. Pastaj situata mori një rrugë tjetër. Tifozi e komentoi zgjedhjen e United për tu kthyer me tren si probleme financiare të klubit. Lojtarin që po bezdiste më shumë ishte Fellaini, të cilin e pyeste vahdimish pse një klub si United kishte zgjedhur hekurudhën. Kërkesa u kthye në bezdi dhe belgu e mori vetë situatën në dorë, duke e goditur me shuplakë tifozin e bezdisshëm, që pastaj u mor në mbrojtje nga punonjësit e sigurisë. Video mbyllet me tifozin që proteston se nuk kishte bërë asgjë dhe se lojtarët e United nuk janë aq speciale sa të mos filmohen. Ndoshta ka të drejtë ai, por në dyshim është mirë të mos zihesh me Fellainin!

Të këshilluara

ide

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Një moment vendimtar për Shqipërinë

Është hera e parë që shqiptarët ndihen se mund ta formësojnë debatin kombëtar pa pritur që partitë politike të marrin drejtimin. Përvoja na mëson se demokracia varet jo vetëm nga zgjedhjet, por edhe nga qytetaria aktive mes tyre.

15:53 Ditmir Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI